Foto/ Basha shton mercenarët, i dënuari për disa krime në krah të tij në Laç

Të dënuar jashtë vendit për krime të rënda e persona të arrestuar në Shqipëri për korrupsion janë sot mercenarët e Lulzim Bashës që i mban në krah në takimet e fundit. Pas Paro Laçit, persona të dënuar e që kanë lënë qelinë vetëm pak kohë më parë janë parë krah Bashës në takimin e zhvilluar në Kurbin. Pikërisht këta të dënuar ishin edhe autorë të dhunës ndaj demokratit që thirrën “Basha ik”.

Lulzim Basha ka grumbulluar pas vetes si mercenarë të dënuar e persona me rekorde të rënda kriminale, ku në shumë raste i ka kundërvënë për të dhunuar demokratët që kërkojnë largimin e tij. Pas Paro Laçit që iu kundërvu të rinjve të FRPD-së dhe grave të LDG-së në Tiranë, në Laç u regjistrua një tjetër rast dhunimi ndaj një demokrati, vetëm se përse thirri “Basha ik”.

Në pamjet e transmetuara nga Syri Tv duket qartë se si mercenarët e Lulzim Bashës dhunojnë demokratin, edhe në prezencë të policisë, ku efektivët duken të pafuqishëm për ti ndaluar e për të mbrojtur qytetarin që dhunohej barbarisht.

E duket se rekordet kriminale dhe e kaluara kriminale e këtyre mercenarëve duket se e ka friksuar edhe policinë që të mos veprojë.

Po kush janë këta mercenarë?

Në pamjet e transmetuara nga vetë Lulzim Basha, por të identifikuar edhe nga qytetarët është edhe Ardian Piroli.

Ardian Piroli në takimin me Bashën në Laç

Sipas denoncimeve të mbërritura Piroli, i cili është parë të dhunojë qytetarin që thirri “Basha ik” ka ardhur në Shqipëri vetëm disa muaj më parë, pas shyerjes së burgut në Zvicër, e më herët ka qenë i dënuar edhe në Itali.

Por  jo vetëm Piroli, një tjetër personazh i njohur për drejtësinë, që u pa në krah të Lulzi Bashës ishte edhe Sami Dema.

Me profesion jurist, e ish-kryetar i Dhomës së Avokatisë Lezhë, Dema është arrestuar për akuzën e rryshfetit e dosja e tij tashmë është në duart e prokurorëve të SPAK.

Dema u denoncua publikisht  në vitin 2019 se kishte marrë nga një qytetar 6 mijë euro, të cilat u kishte thënë se do ia jepte një gjyqtari për të liruar një të arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Por pas mosbylljes së dosjes, qytetari ka denoncuar Demën, i cili pas transmetimit të rastit në emisionin investigative Fiks Fare, u arratis për t’i shpëtuar drejtësisë.

2 muaj më pas, Dema u arrestua nga Policia në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga SPAK, për akuzën ”Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj  personave që ushtrojnë funksione publike”.

Por tashmë, pasi kanë lënë qelinë, duket se rehabilitimi i tyre është marrë përsipër nga Lulzim Basha, që i shfaq këta personazhe në krah të tij në takimet që zhvillon. /Syri.net

About Redaksia

Check Also

Gazetari italian: Si u zhduk emri i Olsi Ramës nga hetimet e grupit ta kokainës

Gazetari i RAI3, Giorgio Mottola zbuloi se si u arrit te investigimi që ka tronditur …

Leave a Reply