Sot përvjetori Kongresit të Lushnjes!

Nga Sali BERISHA

Te dashur miq, sot eshte 102 vjetori i Kongresit te Lushnjes, ngjarjes historike qe vendosi pavaresine e shpallur nga Ismail Bej Vlora me 28 nentor te vitit 1912 dhe te rrembyer nga fqinjet grabitqare te mbeshtetur padrejtesisht dhe nga Fuqite te mMedha te cilat bazuar ne Traktatin e fshehte te Londres te prillit te vitet 1915 te coptimit te ri te trojeve shqiptare donin ta fshinin nga harta e Europes Shqiperine dhe shtetin e saj.

102 me pare ne momente kritike per ekzistencen e Shqiperise, qytetaret dhe fisniket e Lushnjes hapen dyert e shtepive dhe zemrave te tyre per perfaqesuesit me te shquar te kombit si Ahmet Zogu Aqif Pashe Elbasanin, Sali Butka, Sheh Ibrahim Karbunara, Nebi Sefa etj te cilet u mblodhen aty dhe moren vendime te nje rendesie percaktuese ne historine tone kombetare.

Keto vendime dhe zbatimi i tyre do te shnderronin vitin e Kongresit te Lushnjes ne annus mirabilis per shqiptaret.

Kongresi zgjodhi Senatin, Keshillin Kombetar dhe Keshillin e Larte me atributet e

Kryetarit te Shtetit si dhe Qeverine me kryeminister Sulejman Delvinen dhe minister te brendshem Ahmet Zogun. Qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes u vendos ne Tirane dhe qe nga ajo kohe Tirana eshte kryeqyeti i Shqiperise. Qeveria e Sulejman Delvines, ministri i saj i brendshem Ahmet Zogu vendosen integritetin territorial te Shqiperise duke perzene nje nga nje pushtuesit e rajoneve te ndryshme te vendit, serbet, greket dhe se fundi edhe italianet me luften e Vlores. Ajo qeveri percaktoi zgjedhjet e lira si rruga demokratike per te ushtruar populli shqiptar sovranitetin e tij. Per te gjitha keto historiane kane vleresuar vitin 1920 si annus mirabilis, viti i mrekullise per Shqiptaret.

Shqiptaret sot kremtojne 102 vjetorin e kesaj date te madhe pasi Edvin Kristaq Zografi eshte deshmuar nje tradhtar i perbindshem i Kosoves dhe kombit shqiptar dhe ka shnderruar Shqiperine ne delen e zeze te Europes dhe vitin qe lame pas ne Vitin e Zi per shqiptaret.

Thirrja e Kongresit te Lushnjes eshte sot me aktuale se kurre te ngrihemi ne lartesine e idealeve te tij, te shpetojme Shqiperine dhe Kombine nga rregjimi tradhtar i baronve te droges dhe krimit me ne krye Esad Toptanin e Ri.

Nderim perjete atyre qe 102 vjet pare me Kongresin e Lushnjes vendosen pavaresine e Shqiperise dhe shtetin sovran shqiptar! sb

About Redaksia

Check Also

OECD: Shqipëria përkeqësohet në 28% të objektivave të zhvillimit 2030, arsimi rënie skandaloze

Shqipëria ka bërë progres të moderuar drejt arritjes së objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të …

Leave a Reply