Ndoka: Lul Brava personazh qesharak, i kanë mbetur rreth vetes dy-tre lëpirës

Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka komntuar situatën në Partinë Demokratike.

Ai ka ripërsëritur se Basha është një vegël e Edi Ramës.

“Nëse Rama është jeniçer i Erdoganit, Basha është një jenicer i Ramës në përmasa më të vogla, Rama i ruan selinë e PD-së, e ruan Bashën nga goditja e vezëve dhe domate me policë, i çon punonjësit e bashkisë së Fierit në takim“, ka thënë Ndoka në emisionin Breagink.

Ndoka ka shkuar edhe më tej Rama ka tentuar të blejë opozitën.

“Lul brava është një deputet i thjesht, opozita dhe grupi parlamentar i takon grupit të Rithemelimit, sipas statutit. Një mazhorancë nuk interferon në jetën politike, Edi Rama nuk mund të përcaktojë se kush është lideri i opozitës, ai po e tejkalon Erdoganin. Ai nuk po guxon të sulmojë opozitën, por në Shqipëri Edi Rama e bën duke tentuar të blejë opozitën”, është shprehur Ndoka.

LEXO EDHE: Skandali i mbetjeve/ Vasili: Rama po bën të parën atë që duhej të bënte të fundit
Ky i fundit ka vlerësuar dorëheqjen Alfred Rushajt, ndërsa ka nënvizuar se Basha ka tashmë pas vetes dy-tre bythë lëpirës së tij së tij, edhe dy gra histerike.

“Lul Brava po bëhet çdo ditë akoma më qesharak. Rushaj tregoi dinjitet e karakter, kam pasur një respekt për të edhe pse nuk kam pasur njohje të thellë, një personazh komunikonte saktë, nëse Basha ishte tip baltosësi, te ai gjeje një lider serioz. Ai dha shenja që nuk është një vegël i Lulzim Bashës. Ai ka pas vetes vetëm dhe dy-tre bythë lëpirës së tij së tij, edhe dy gra histerike“, ka thënë Ndoka.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply