“Unë jam kryetar bashkie dhe dua ta kontrolloj unë futbollin. Futbolli është një nga dhomat e shtëpisë time. Futbolli është i vetmi ishull që nuk e kemi nën kontroll”. Këto janë fjalët e Erion Veliajt që dje ka mbledhur në një takim përfaqësues të shoqatës rajonale të futbollit të Tiranës.
FSHF publikon audiopërgjimin e Erion Velisë me të cilën thotë se, vërtetohet presioni që bën kryebashkiaku Erion Veliaj për të ndaluar rikandidimin e Dukës.
“Një fjalor prej rrugaçi e të fortë lagjeje dhenë ca momente si prokuror”, tha zyrtari i FSHF-së
Në audiopërgjim zëri dëgjohet kur thuhet: “Do shkojmë tek Federate shqiptare e Futbollit për t’i bërë shurrën. Jo UEFA e FIFA të zbresë por sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Edhe ne të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot se prokuroria është vënë në lëvizje. Futbolli është i vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll”, thotë Veliaj.
Audiopërgjimi i plotë