Nga Tritan SHEHU
Rama “pyet” sot qytetaret:
“A duhet ndare procesi i integrimit te Shqiperise nga ai i Maqedonise se Veriut” ?!
Cudite dhe hipokrizite nuk paskan fund!
Rama keshtu kerkon te ngateroje njerezit ne labirinte pyetjesh e pergjigjesh pa asnje kuptim per te mjegulluar faktin tragjik te vendit tone, ate te 8 viteve bllokim e hapa mbrapa ne procesin e Integrimit tone Europian.
Dhe kjo ka vetem nje pergjegjes e shkaktar, kete Qeveri e kete Kryeminister, qe me keq qeverisjen e tyre, lidhjet e gabuara nderkombetare, kriminalitetin e trafiqet ne vend, po na largojne cdo dite nga objektivi i yne jetesor, Europa e Perendimi.
Rama mund te pyeste, nqs ai nuk e di akoma, per vullnetin e shqiptareve ne rrugen drejt Europes.
Ai mund te pyeste shqiptaret per emrin qe ata i vene pergjegjesit te deshtimit te ketij procesi.
Por keshtu do te dilte kudo ne skeda emri i tij.
Dhe per te fshehur kete, pra gjurmet e “lare gojen”, pyet per “kondicionimin” tone nga Maqedonia e Veriut me ate proces, pikerisht per tu maskuar mbas atij shteti.
Ne fakt edhe kete iluzion kondicionimi ishte vete Rama qe e krijoi me politikat e tij se prapthi ne Rajon e me partneret.
Por tashti jemi akoma me keq.
Ai me “Ballkanin e Hapur” te Vucic po e kondicionon integrimin e Shqiperise me ate te Serbise, e cila fytyren e ka te kthyer nga Rusia.
Pra kesaj i thone “prit gomar te mbije bar”!
Ndrsa me keto pyetje ai kerkon pikerisht te fshehe mbas „gishtit“ te verteten e madhe:
Qe procesi i integrimit eshte nje proces individual i cdo shteti ne baze te standarteve te Brukselit qe ai realizon.
Jo ne baze standarteve te Beogradit, qe Rama kerkon te na imponoje dhe po na bllokon ne integrimin tone.