Nga Albana VOKSHI
Shkaku i mbylljes së shkollave
– dështimi i qeverisë më krijimin e një infrastrukture të pështatshme për të përballuar dimrin;
– dështimi i programit të rindërtimit të shkollave (mbi 100 shkolla të papërfunduara, rreth 30 mijë nxënës mësojnë me turne)
– dështimi me menaxhimin e rasteve të rritura të COVID.
Qeveria heq përgjegjësinë nga vetja dhe mbyll shkollat.
Prindërit e mësuesit viktima të keqmenaxhimit të sektorit. Duhet të ngrenë zërin, pasi ky keqmenaxhim po krijon mangësi në arsimimin dhe edukimin cilësor të nxënësve dhe pamundësi mësuesve të braktisur tashmë nga Qeveria për të përballuar proces mësimdhënie normal pa ngrohje, pa infrastrukturë për respektimin e protokollit të sigurisë në përballje të përditshme me virusin COVID.
Zgjedhjet e 6 marsit:
– PD e rithemeluar do të futet në zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashkitë
– risia janë primaret ku do përzgjidhen kandidatët për kryetarë bashkie, anetarësia do të votojë me parimin një anëtar një votë. Primaret, instrument bashkues.
– asnjë plan i dyshes Rama – Basha nuk do pengojë hyrjen dhe fitoren në zgjedhje.
https://a2news.com/…/mbyllja-e-shkollave-vokshi-ne-a2…/