Reagimi i fortë i Fugës për Bashën: Vendos një tabelë, opozita shitet…

Qemaneja e dytë i ish Partisë Demokratike të para 25 prillit dhe të përpara 11 dhe 18 dhjetorit, shoh që paska deklaruar se zgjedhjet për pushtetin lokal në gjashtë bashki në 6 mars, nuk janë një test për atë pjesë të ish Partisë Demokratike!

Kjo meqë Partia Demokratike, qenka në fazë strukturimi dhe krize.
Nuk di çfarë të bësh; të qash apo të qeshësh?!

Çfarë fatkeqësie!!!
Si ato faqet e Internetit që i zoti i ka harruar dhe për të mos u dukur si braktisës i audiencave shkruan; “Faqja është underconstruction”!!!
Këto deklarata janë baras sikur t’i kenë shitur votat qysh në tavolinë!
U thonë demokratëve: Kot vini o naivë në zgjedhjeve, kot votoni!

Çfarë mentalitet dështimi, çfarë dorëzimi pa kushte, çfarë qaramanlliku, çfarë dembelizmi politik, çfarë kënaqësie me kolltukun e falur të deputetit, çfarë psikologjie prej shërbëtori i pushtetit, çfarë cinizmi, çfarë talljeje me elektoratin opozitar në këtë deklaratë !!!
Po mirë, po nuk është kjo gjendje pasojë e evoluimit dështak të Partisë Demokratike, që nuk merret mundimi as të analizohet!

Po vetëm patetizëm skizofrenik, duke treguar anekdota të vjetra nëpër salla!
Po mirë, po as guximin për t’u mat sa demokratë do të të votojnë si burokrat partie në krahasim me ata që do të votojnë Lëvizjen për Rithemelimin e Partisë Demokratike?
As këtë nuk e pranon si sfidë?!

Po mirë, po as sfidën për të mbledhur aq demokratë votues në të dy pjesët e gërmadhës, të paktën sa kanë qenë vite më parë?
Kot thashë “underconstruction”, më shumë i ngjan një lokali gjysmë të shkatëruar me qepena mbyllur ku shkruhet “Lokali shitet”!

Ose një stoku brrekësh në solde ku shkruhet “Likujdim total i mallit”!
Varni një tabelë në qepenat e mbyllur: “Opozita shitet, malli likujdohet me çmim të ulur! ”
O të mjerët militantë dhe zgjedhës demokratë, në duart e kujt kanë rënë!
Këta e meritojnë të mos u jepet asnjë votë, po asnjë fare!

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply