Loja hileqare e Bashës për kandidatët konsensualë në zgjedhjet e 6 Marsit

Deputeti Luan Baçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD, shprehet se përpjekjet e përfaqësuesve të Lulzim Bashës për të treguar se duan të dalin me një kandidat të përbashkët në 6 bashkitë ku do të ketë zgjedhje më 6 mars, janë hileqare dhe bëhen vetëm për të legjitimuar Lulzim Bashën si kryetar.

Në një prononcim për emisionin Repolitix në Report Tv, deputeti demokrat Luan Baçi tha se, kushdo që dëshiron të kandidojë për kryetar duhet t’i nënshtrohet votës së anëtarësisë, pra primareve.

“Saimir Korreshi thotë se nuk ka pasur asnjë herë një mendim për të kandiduar. Unë ndoqa me vëmendje një mbledhje të Korreshit, tashmë më duket thjesht një lojë që bën Korreshi dhe shumë të tjerë aty. I vetmi qëllim është të njoh Bashën për kryetar. Kanë vrapuar në gjykatë që të marrin një vërtetim.

Vrapimi i tyre në këtë drejtim që të vërtetojnë se Basha është kryetar, shpejtësia për të zgjedhur një kandidat konsensnal dhe Saimiri ngulte këmbë për konsensus dhe jo për kandidim. Kjo është e gabuar dhe hileqare si iniciativë, pasi nëse do të bashkim të demokratëve i bashkon vetëm vota. Nëse do Korreshi të kandidojë t’i nënshtrohet votës së demokratëve.

Nëse do të regjistrohet duhet ta votojë anëtarësia. Pra mos dashja për tu futur në garë, shmangia nga gara, është një shmangia që duan t’i bëjnë vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Kuvendi i 11 dhjetorit ka vendosur që do të votohet në primare dhe do të vendoset ai kandidiat që zgjidhet nga anëtarësia. Gjykata qëllimisht nuk shprehet dhe zvarrit vendimin për ti siguruar vulën Bashës që të jetë ai opozita përballë Ramës.

PD nuk është sigla dhe vula që me urdhër të Ramës vijon të mbaj Bashën. Në datën 30 janar, do ketë një votim një anëtare një votë. Çdo kandidat që e paraqet edhe Basha, të vijë edhe Korreshi të futet në primare dhe ta zgjedhë anëtarësia nëse e dëshiron. Është një diversion që bën! Korreshin duhet ta votojë anëtarësia’, tha Baçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply