Vrasja në Elbasan, 52 vite burg për dhëndrin e Qazim Sejdinit dhe 3 të akuzuarit e tjerë

Prokuroria e Elbasanit ka dhënë pretencën për vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan, më 30 korrik 2020.

Organi i akuzës ka kërkuar në total 52 vite e 6 muaj burgim për katër të pandehurit lidhur me ngjarjen.

-Për Sokol Sanxhaktarin i akuzuar për vrasje me dashje në bashkëpunim u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuajë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht.

-Për Adriano Hajdarin i akuzuar për vrasje me dashje në bashkëpunim u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuaëj dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht.

-Për Amadeus Lamçjan i  akuzuar për moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore u kërkua 6 vjet e 6 muaj burgim.

-Për Mehmet Muçën, i akuzuar për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës u kërkua 6 vjet burgim.

Personat e mësipërm ndodheshin në një nga lokalet e qytetit të Elbasanit kur ka ndodhur ngjarja. Ata kishin konsumuar pije alkoolike. Rreth orës 4 të mëngjesit aty ka nisur një sherr me sende të forta. Nga përplasja humbi jetën Florian Lamçe.

Sanxhaktari, sipas prokurorit të çështjes, është njeriu kryesor që ka vrarë me sende të forta mikun e tij, Florian Lamçja alias Shabani, ngjarje kjo e ndodhur në 30 qershor 2020. Sanxhaktari dhe personi tjetër që është arrestuar për këtë ngjarje, Ardian Hajdari, janë vënë në përgjim ambiental teksa ndodheshin të shoqëruar në policia. Pikërisht në bashkëbisedim me njëri-tjetrin, Sanxhaktari e mëson Hajdarin se çfarë duhet të thonë kur ti pyesin, duke orientuar hetimet se miku i tyre Florian Lamçja, të cilin ata e kishin vrarë me karrige e shishe, kishte bërë vetëvrasje duke i rënë me grushta xhamit dhe më pas ishte rrëzuar në dysheme me kokë.

Sanxhaktari gjatë bisedës së përgjuar i thotë mikut të tij Ardian Hajdari, se “…ne do i bëjmë nja dy muaj burg, s’kemi çfarë të bëjmë…” dhe nga ana tjetër Ardiani ja kthen: “…mos e rruaj tr…n…”.


(Nga e majta në të djathtë) Sokol Sanxhaktari, Adriano Hajdari, Florian Lamçja

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply