4 orë në Komisariat, Ilir Vrenozi: Më morën mashat e Lul Bashës, Salianjit dhe Gaz Bardhit

Korçari i famshëm Ilir Vrenozi ka reaguar për SYRI TV, pasi është shoqëruar në komisariatin e policisë.

Vrenozi thekson se është mbajtur për katër orë në komisariat, duke thënë se Basha e të tjerët që i shkojnë pas, e kanë bërë këtë gjë, sepse kanë frikë nga prezenca e tij në Korçë.
Ilir Vrenozi e sqaron këtë ndalim të pazakontë, shprehet se kush mund ta ketë dhënë urdhërin, ndërsa i ka kushtuar poezi Bashës, duke e vënë në lojë.

Reagimi i Ilir Vrenozit:

Kam qenë katër orë në Komisariatin e Policisë vetëm nga një denoncim i ardhur në komisatiatin Digital.

Më shkoi në mendje që shoqërimi im në Komisariat ka qënë për ardhjen e Bashës. Mendoj se shoqerimi im ne komisatiat është ndërhyrje e Salianjit pasi nuk doja që djali të ishte në takim. Policia e Edi Ramës është nën urdhrat e Bashës.

Une do i lexoja vetëm një poezi Bashës sot:

LUL BASHA SOT NE KORÇE

Si ske turp ore Lul Brava
Qe na vjen sot ne Korce
Me ç’fytyre do dalesh para
Ti na ke shume gjera borxh.

Ate gaz qe na hodhe
Dhe na mbyte ne Tirane
Vec urrejtje kudo mbolle
Demokrate kudo qe jane.

Sot te gjithe te urrejne
Sepse ti as veten s’bind
Ty dhe plackat te genjejne
Lider s’behesh… lider lind

Ty Korcaret do te tallin
Do te nxjerrin dhe perjashta
Ti je bere per te qare hallin
Ngateron mutin me kernacka.

Ik or Lul or Lul kimiku
Ti per ne je hale ne sy
Breket s’ti mban as llastiku
7 x 7 bejne 42

Korcaret lider kane nje
Ai e ka emrin SALI
Kembet ne nje kepucè ti ve
Luuul… sa i vogel qe je ti.

Si Korcar te jap nje keshille
Debora ka mbuluar Korcen
Ki kujdes rruget kane ngrire
Edhe bie thyen koken.

Me ç’të drejtë më morën mua mashat e Lul Bashës, Salianji dhe Gazmend Bardhi? Jo 4 ore por edhe 400 ore, Vrenozi do e thotë ate qe ndjen. Më erdhi keq që nuk isha pjesë e protestës.Basha nuk me ben presion me policinr e Ramës. Turp i madh! Kaq frike e paske Ilir Vrenozin?!Faleminderit!

Basha mos vazhdo më! Basha sot ishe “Kanavale e Korçës” mos vazhdo më!

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply