U prit me protesta në Korçë, mbështetësit e Bashës dhunojnë demokratët

Demokratët e Korçës, e kanë pritur me protesta, kryetarin e shkarkuar të PD-së Lulzim Bashën. Me pankarta në duar, demokratët e Korçës, kanë kërkuar largimin e deputetit Lulzim Basha, të cilin e quajtën tradhtar.

Demokratët e Korçës, kanë shpërthyer në akuza edhe ndaj deputetit Ervin Salianji ndërsa denoncuan faktin se Basha e ka mbushur sërish sallen, me qytetarë që kanë ardhur nga rrethet e tjera.

Mbështetësit e Bashës, kryesisht doganierë të Devollit, kanë ushtruar dhunë, ndaj mbështetesve të Partisë Demokratike.

Protesta paqesore është kthyer në një arenë e beteje, pasi mercenarët e Bashës, goditën me gure, demokratët.

Si në të gjitha takimit, Lulzim Basha, u mbrojt me policinë e Edi Ramës.

Forcat e policisë së Korçës dhe ato Shqiponja, u vënë në dispozicion të mbrojtjes së Lulzim Bashës, i cili e ka të pamundur t’i takojë demokratët, pa ndihmën e uniformave blu.

About Redaksia

Check Also

Lëvizje që nuk e ka parë vendi për përmbysjen e bando-diktaturës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar sot se lëvizja që do të vijë nga …

Leave a Reply