Për shumë vite statuja e Xherxhinskijt ka mbretëruar përpara selisë së shërbimeve sekrete sovjetike. Nga ana tjetër, i «kishte shpikur» pikërisht ai, menjëherë pas revolucionit të tetorit, për të garantuar sigurinë ende të brishtë të regjimit komunist të Leninit. Me pak fjalë, të gjithë filluan ta njihnin emrin ÇEKA (pararendësja e KGB) dhe e kreut të pamëshirshëm të saj. Që kur vdiq, në vitin 1926, në moshën 46 vjeçare, e kishte dhënë tashmë kontributin e tij ndaj kauzës duke eliminuar brutalisht qindramijëra opozitarë.
Gruas Sofia, që siç ai vinte nga aristokracia polake, e kishte zakon t’i thoshte se ishte stërvitur të mos kishte asnjë mëshirë ndaj armiqve të revolucionit. Viktor Çebrikov, President i KGB – rivali sovjetik i CIA amerikane gjatë Luftës së Ftohtë – nga 1982 deri më 1988, e përshkruan si një lider reulcionar që “tentoi bujarisht të eliminonte padrejtësinë dhe krimet e botës” dhe që “ëndërronte një erë ku luftërat dhe armiqësitë midis kombeve do të zhdukeshin përgjithmonë”. Një portret haxhiografik, në linjë me ekzaltimin e figurës së tij që i bënë shërbimet sekrete ruse përpara dhe pas periudhës staliniste, kur portretet e tij mbretëronin nëpër zyra dhe një statujë e madhe – e hequr menjëherë pas shmebjes së Bashkimit Sovjetik – qëndronte përpara selisë së KGB, pallatit Lubjanka në Moskë, ndërsa kufoma e tij në uniformë, me maskën e vdekjes dhe kalin e durave, mbretëronte në një arkivol, në sallën e konferencave të rrethit zyrtar të shërbimit sekret sovjetik.
Feliks Edmundoviç Xherxhinskij, themelues dhe kreu i parë i ÇEKA (një prej shkurtimeve të shumta të “Komitetit të Jashtëzakonshëm të të Gjitha Rusive për të Luftuar Kundërrevolucionin dhe Sabotimin”), pararendësja e KGB e krijuar më 1918 në mirëkuptim me Leninin për të mbrojtur regjimin e sapolindur bolshevik nga kundërshtarë të brendshëm e të jashtëm, është përshkruar sipas burimeve si një bishë e etur për gjak apo një hero, kampion i të drejtave të të varfërve dhe i të shtypurve. Në realitet, mund të kuptohet mirë, ai nuk qe as njëri dhe as tjetri. I devotshëm ndaj kauzës revolucionare, fytyra kockore dhe e nënqeshur e konturuar nga një palë mustaqe dhe nga pici, kryente një jetë prej asketi, duke punuar deri natën vonë pa u larguar kurrë nga zyra e tij në Lubjanka dhe duke refuzuar privilegjet e postit: kur një shërbëtor i vjetër, që i sillte darkën nga mensa e përbashkët e punëtorëve të ÇEKA, kërkoi që t’i shërbejë ndonjë pjatë më të miri, ai e shikoi shtrembër me një shikim prej inkuizitori dhe e pyeti: “Do të më thuash se të gjithë kanë pasur këtë për darkë sonte?”.
Xherxhinskij i kishte bërë kockat në vitet e gjata të kaluara nëpër burgjet cariste. I lindur më 11 shtator 1877 në shtëpinë e familjes të quajtur “Xherxhinovo”, nja 15 kilometra nga qyteti i vogël Ivianec, në rajonin e Minskut (sot kryeqyteti i Bjellorusisë), si fëmijë besonte se kishte vokacion fetar dhe donte të bënte priftin katolik, por u konvertua shpejt në marksizën, duke aderuar në 1895 në Partinë Socialdemokrate Lituane; një vit më vonë, duke braktisur studimet, për të “qenë më afër me popullin dhe mësuar nga njerëzit”. Në 1900, qe ndër themeluesit e Partisë Socialdemokrate të Polonisë dhe të Lituanisë, e udhëhequr nga Rosa Luxemburg (e cila do të vritej bashkë me Karl Liebknecht nga Freikorps gjermanë të së djathtës ekstreme gjatë lëvizjes spartakiane të janarit 1919 në Gjermani), e cila kryente një fushatë për internacionalizmin proletar dhe bashkëpunimi me marksistët rusë, jo për pavarësinë e Polonisë nga Perandoria Cariste. Nacionalizmi qe gjithmonë i huaj ndaj vizionit të Xherxhinskijt (në ndryshim nga Stalini, që e nënshtroi në mënyrë oportuniste ndaj teorisë së tij të “revolucionit në një vend të vetëm”, kundërvënë trockistes “revolucion i përhershëm”). I arrestuar një herë të parë më 1897, prej denoncimit të një punëtori të ri, në 20 vjeçarin e mëpasëm kaloi krejtësisht 11 vite burg, në ekzil apo në punë të detyruar në Siberi, duke u arratisur 3 herë. Aftësia e tij e durimit dhe stili spartan i dhanë në ambientet e Lubjanka dhe të Partisë Bolshevike nofkën “Feliksi i hekurt”. Megjithatë, kaq shumë kapjeje pas idesë që i korrespondonte një ashpërsimi në rritje të masave të sigurisë dhe të represionit, që ecën me hap të barabartë me brutalitet dhe dhunë gjithnë e më të madhe të luftëc civile. Mendohet se midis 1918 dhe 1921, “Terrori i kuq” u ushtruar nga ÇEKA u njollos me mbi 250000 ekzekutime kapitale.
Prej pak në pushtet, por tashmë të sulmuar nga shumë anë, i zënë me ushtritë e bardha të drejtuara nga trupat ekspedicionare të fuqive perëndimore (përfshi Shtetet e Bashkuara dhe japoninë që kishin zbarkuar trupa në Vladivostok të Siberisë), i izoluar në kontekstin ndërkombëtar, sistemi leninist reagoi me forcën bruto, besuar bajonetave të së sapolindurës Ushtri të Kuqe dhe pushteteve të mëdha diskrecionale të deleguara policisë, shtytja represive e së cilës u theksua pas daljes nga qeveria të socialistëve revolucionarë të majtë (SRS). Aleanca e nënshkruar me ta pas revolucionit të tetorit u kishte shërbyer bolshevikëve për të vendosur rendin nëpër fshatra, “feud” tradicional i Partisë Socialrevolucionare, i tronditur nga revoltat e tërbuara fshatare të pasura rënies së carizmit dhe për të zbatuar reformën agrare që sanksiononte kalimin fshatarëve të tokave të zotërinjve (për të cilat veç të tjerash i patën zotëruar në pjesën më të madhe motu proprio). Në janarin e 1918, SRS kërkoi dhe siguroi që të kishte përfaqësues të saj në ÇEKA dhe Xherxhinskij gjeti si zëvendësues socialistin revolucionar Vjaçeslav Aleksejeviç Aleksandroviç. Raportet midis të dyve qenë të mira dhe Xherxhinskij e luti që t’i qëndrojë në krahun e tij, për ta ndihmuar – siç i besoi lideres së famshme socialiste Maria Spiridonova – që “të frenojë impulset gjakatare brenda organizatës”, edhe kur në mars SRS la Sovnarkom (Këshillin e Komisarëve të Popullit, qeverinë sovjetike), në shenjë proteste për firmosjen e paqes së Brest Litovskit me Gjermaninë (3 mars 1918). “Feliksi i hekurt” i besonte Aleksandroviçit dhe i kërkoi përgjegjësinë e administrimit të rëndomte, në mënyrë që të mund të përqëndrohej nga ana e tij mbi punën operative.
Pikërisht tensionet në rritje midis bolshevikëve dhe socialrevolucionarëve të majtë qenë në qendër të një intrige që vuri në provë të rëndë kapacitetet e Xherxhinskijt, i cili në këtë rast bëri një figurë shumë të keqe. Pas daljes nga qeveria, SRS i theksoi kritikat e saj ndaj bolshevikëve dhe të zgjedhjes së tyre për të firmosur me çdo kusht një paqe “poshtëruese” me gjermanët (e kushtuar veç të tjerash humbjen e territoreve të pamata, përfshi të gjithë Ukrainën), më shumë se të vlerësonte opsionin alternativ e rifillimit të luftës kundër Gjermanisë vilhelmiane. Më 4 korrik 1918, Komiteti Qendror Socialrevolucionar miratoi në fund një plan që synonte drejtpërsëdrejti të provokonte gjermanët, duke i ndezur fijen që do të rindizte luftimet dhe favorizuar kauzën e revolucionit botëror. Ky plan parashikonte vrasjen e ambasadorit gjerman në Moskë Wilhelm von Mirbach Harff, një kont renan që kishte marrë pjesë në traktativat për paqen e veçuar dhe që ishte miratuar më 23 prill, pas firmosjes së Brest Litovsk dhe çtensionimit të raporteve midis Moskës dhe Berlinit. Mëngjesin e 6 korrikut, ndërsa në teatrin Bolscioi ishte në zhvillim Kongresi i V Panrus i sovjetëve, agjenti Jakov Bljumkin, një 20 vjeçar socialrevolucionar i majtë që ishte vënë në krye të KRO, seksionit të kundërspiunazhit të ÇEKA, përgatiti një dokument me letrën e shërbimeve sekrete – me firmat false të Xherxhinskijt dhe të sekretarit të tij – që autorizonte atë dhe bashkëpunëtorin e tij Nikolaj Andrejev të nisnin bisedimet me ambasadorin gjerman; zëvendësi i Xherxhinskijt, Aleksandroviç, i vënë nga ana e komplotit, i shtoi vulën zyrtare të ÇEKA. Po atë pasdite, Bljumkin dhe Andrejev shkuan me makinë në ambasadën gjermane dhe siguruan takimin me ambasadorin. Bljumkin rrëfeu më pas se kishte qenë ai që kishte qëlluar dhe vrarë përfaqësuesin e qeverisë gjermane. Ndërsa sipas dëshmive të perosnelit diplomatik, të 3 të shtënat e qëlluara prej tij e munguan shënjestrën dhe ai që vrau kontin qe Andrejev.
Vrasja u pasua nga një kryengritje e SRS, militantët e së cilës u shpërndanë nëpër rrugët e Moskës duke pushtuar komandën e ÇEKA në Lubjanka dhe duke vënë nën arrest Xherxhinskijn, i cili në një kthesë tragjikomike të ngjarjes i gjet i kufizuar brenda njërës prej qelive zakonisht të destinuara të burgosurve në pritje të marrjes në pyetje. Por socialrevolucionarët e majët kishin vepruar me impuls, pa një strategji të saktë e të mirëkoordinuar mbi marrjen e pushtetit dhe neutralizimin e reagimit të pashmangshëm bolshevik. Në harkun e 24 orëve kryengritja u shtyp nga repartet letonte besnike të Sovnarkom (në komandën e të cilëve qenë oficerë të aftë dhe komunistë të bindur si Jakov Peters, Martin Latsis dhe Jan Berzin, ky i fundit do të bënte një karrierë të shkëlqyer si agjent sekret, duke bashkëpunuar ngushtësisht me superspiunin sovjetik Richard Sorge, deri në ditë në të cilën e përfshi nga spastrimet staliniste e viteve ‘30). Lenini i telegrafoi Stalinit se vrasja e Mirbach do ta çonte Rusinë në qime nga lufta e re me Gjermaninë: ÇEKA, në vend që të ishte “shqyti dhe shpata e revolucionit”, kishte rrezikuat që të provokonte një katastrofë totale. I vetëdijshëm për figurën e keqe, Xherxhinskij u dorëhoq, ndërsa një komision hetimor investigonte mbi rrethanat e kryengritjes dhe spastronte nga shërbimet elementët socialrevolucionarë.
Kur më 22 gusht 1918, me kalimin e situatës, “Feliksi i hekurt” u riintegrua në detyrë, ÇEKA ishte tashmë tërësisht bolshevike dhe kishte ndodhur më pak aksioni moderues i SRS në frenimin e represionit të kuq. “Ne përfaqësojmë terrorin e organizuar”, deklaroi Xherxhinskij, edhe pse dora ndaj konspiratorëve socialrevolucionarë qe mjaft e butë. Valën e arrestimeve e pasuan dënime relativisht të buta, që Lenini i komentoi duke nënvizuar sërish rolin e çmuar të luajtur nga SRS në zbatimin e ligjit mbi socializimin e tokës. Vetë Bljumkin arriti t’i shmangë prangat, duke u arratisur në Petrograd [kryeqyteti rus Shën Petërsburg ishte emëruar Petrograd më 1 shtator të 1914. Më 1924, 5 ditë pas vdekjes së Leninit, do të bëhet Lenigrad. Emri fillestar është rivendosur në 1991.] dhe më pas në Ukrainë, ku tentoi jetën e atamanit Pavel Skoropadski dhe kështu që mori pjesë në kryengritjen kundër qeverisë së Simon Pletiurës; i ndaluar nga ÇEKA në prillin e 1919, falet nga Xherxhinskij që vazhdoi ta përdorë si agjent.
Rasti Mirbach qe vetëm i pari i një serie difektesh që “Feliksit të hekurt” ju desh të përballet në atë verë të 1918. Më 30 gusht, kreu i ÇEKA së Petrogradit, Urickij, vritet nga një oadet i akademisë ushtarake dhe po atë ditë Lenini plagoset rëndë në Moskë nga Fania Kaplan, një socialisterevolucionare e majtë ndoshta mendërisht e paqëndrueshme. Pas një mitingu në fabrikën “Mihelson”, lideri bolshevik po ngjitej në makinë që do ta çonte në Kremlin, kur Kaplan e thirri: Lenini u kthye drejt saj dhe në atë pikë Fania e qëlloi 3 herë nga distancë e afërt. Një plumb i përshkoi kapotën e Leninit, ndërsa dy të tjerët e plagosën në fyt dhe në shpatullën e majtë. Të dy faktet nuk qenl midis tyre të ndërlidhur, por ÇEKA, ql po mblidhte provat e një komploti të fuqive perëndimore për ta përmbysur regjimin sovjetik (afera Lockart – Reilly), shkaktoi terrorin, ndëra zbarkimet në Murmanks dhe Arkangjel të reparteve të këmbësorisë britanike nën urdhërat e Gjeneralit Poole, të pasuar nga një batalion francez dhe nga një kontigjent marinarësh amerikanë, i rriti dyshimet e saj.
Brenda disa ditësh, vetëm në Petrograd, u kaluan nëpër armë mbi 500 të dënuar politikë. Kaplan u pushkatua 4 ditë pas atentatit ndaj Leninit, pa ditur se kishte arritur dhe pa thënë asnjë fjalë mbi bashkëpunëtorë eventualë. Më 31 gusht, çekistët ndaluan agjentin amerikan Ksenofon Kalamatiano, që në atë kohë shtirej si inxhinieri rus Serpovskij, por nuk arritën të vënë dorë mbi anglezin Sidney Reilly, i infliltruar në Rusinë sovjetike nga MI6 dhe në realitet quhej Sigmund Rosenblum, një hebre me origjinë nga Polonia ruse. Personazhi – kyç në konspiracionin e supozuar ishte Robert Bruce Lockart, ish konsull i përgjithshëm britanik në Moskë, i bllokuar në dhomën e tij të hotelit nga nja 10 çekistë të armatosur deri në dhëmbë, i tërhequr në Lubjanka, i lidhur me zinxhirë dhe i lëshuar disa ditë pas burgosjes; i preokupuar për fatet e së dashurës së tij, Lockart pak më vonë pati idenë e bukur të riparaqitej në pallatin e ÇEKA për të kërkuar informacione, kështu që bëri një një rrëmjë tjetër përpara se të çlirohej përfundimisht dhe të kthehej në Angli, absolutisht i bindur për brutalitetin e regjimit leninist. Kështu, plani antibolshevik dështoi përpara se të lindte akoma, por ai që u paraqit si një sukses brilant i Xherxhinskijt qe në fakt rezultati i pashmangshëm i një konspiracioni prej operete, sidomos prej diletantizmit të Lockart, i bindur se repartet letoneze të Petrogradit qenë në pikën e rebelimit, pa e kuptuar se bëhej fjalë për një mizanskenë të kryer me art nga Koloneli Berzin, që kishte infiltruar me aftësi midis konspiratorëve duke arritur që t’u kapte besimin – aq sa Reilly i besoi fondet prej 1 milion e 200 mijë rublave në dispozicion nga qeveria angleze për të financuar puçin – dhe duke minuar në themele strategjinë e tyre.
Të dribluara rreziqet, Xhexhinskij ja kaloi pa shumë tronditje gjatë luftës civile, kur shpëtimi i sistemit sovjetik ju detyrua më shumë aftësisë organizative të Trockit, që brenda pak kohe arriti të ngrejë në këmbë në instrument luftarak të mrekullueshëm, Ushtrinë e Kuqe, edhe duke ju drejtuar në mënyrë të paskrupullt shërbimeve të ish oficerëve caristë dhe moskonkludimit të kundërshtarëve të saj më shumë sesa aftësisë së shrbimeve sekrete të tij në përballimin e kërcënimeve të jashtme. Sikur t’i kishin bashkuar forcat e tyre, gjeneralët kundërrevolucionarë Petr Nikolajeviç Wrangel, Nikolaj Judeniç, Aleksandr Kollçak dhe kryekomandantët e tjerë të ushtrive të bardha ka mundësi që do ta mbysnin qysh në djep regjimin e sapolindur komunist, por secili veproi për qejfin e tij, duke ndjekur skemat e tij të pushtetit, dhe të kuqtë i arritën t’i mundnin veçmas, njëri pas tjetrit, edhe falë qasjes së dobët të fuqive perëndimore, asnjëherë të bindura deri në fund për mundësitë dhe nevojën e një iniciative energjike ushtarake në Rusi, që do të kushtonte resurse dhe viktima të tjera pas rrëmujës dhe masakrave të Luftës së Madhe.
Në fillimin e 1920, shteti sovjetik dukej se ishte konsoliduar përfundimisht, edhe pse lufta me Poloninë dhe avancimi fillestar i armikut në territorin rus i bëri të lëkundeshin siguri të tilla. Konflikti me gjeneralin polak Pilsudski u konkludua me humbjen e Ushtrisë së Kuqe në dyert e Varshavës, një shah që shpërtheu urrejtjen midis Stalinit dhe Trockin, të dy favoritët në garën për suksesionin e Leninit, i filluar në janarin e ’24, por në fakt tashmë prej vitesh, në margjinat e luftës politike për shkak të kushteve gjithnjë të këqija të shëndetit. Xherxhinskij, që ishte miku i Trockit dhe që ia admironte aftësitë organizative dhe dhuntitë oratore, fillimisht u rreshtua nga ana e tij, por më pas, duke nuhatur nga cila anë frynte era, u afrua me Stalinin. Xherxhinskij qe megjithatë në krah të Leninit dhe Trockit, në marsin e 1921, u trajtua për të shtypur në gjak revoltën e marinarëve të Kronshtadit (baza detare përballë Petrogradit e bërë një bastion revolucionar), të cilët kishin arritur ta konsideronin ÇEKA më të keqe se policia criste dhe ta quanin sistemin bolshevik një “diktaturë mbi proletariatin”, më shumë sesa “të proletariatit”, duke kontestuar mungesën e lirisë e të demokracisë. Tejkalimi i krizës së Kronshtadit dhe fundi i luftës civile duket se sugjeruan një reduktim të shërbimeve sekrete dhe të kapjes së tyre shtrlnguese mbi shoqërinë sovjetike, por përtej disa masave legjislative të mbetura për më tepër në ketër që shkonin në atë drejtim dhe të disa operacioneve kozmetike, si ndryshimet e shpeshta e denominimit, “krijesa” e Xherxhinskijt i ruajti thelbësisht të paprekura pushtetet e saj.
ÇEKA e vjetër ishte bërë OGPU (sigël për Gosudarstvennoe politiceskoe upravlenie, domethënë “Drejtoria Politike e Shtetit”), kur themeluesi i saj dha frymën e fundit. Ishte 20 korriku 1926. Tre orë përpara se të vdiste, i shtrënguar nga një infarkt, Xherxhinskij kishte folur në në asamble plenare e Komitetit Qendror dhe e Komisionit të Kontrollit të PKBS, duke kritikuar Pjatakovin dhe kundërshtarë të tjerë të Stalinit, prej “devijimit nga vija leniniste” dhe duke u vetëlavdëruar (“E dini se cila është forca ime? Nuk kursehem kurrë – konsensuse nga dëgjuesit – dhe ky motivi për të cilin të gjithë ve provojnë besim dhe afeksion për mua”). Zhdukja e “Feliksit të hekurt” e ndoshta një fakt i mirë për Stalinin, tashmë i nisur drejt pushtetit absolut, por ql do të kishte gjetur në në të një pengesë në veprimin kundër gardës së vjetër bolshevike, e flakur tej nga “Terrori i Madh” i viteve ‘30 (ashtu sië qe hyjnore për diktatorin gjeorgjian qe vrasja në 1934 e Sergej Kirovit, lideri shumë popullor i PKBS të Leningradit, kundërshtar me spastrimet ndaj drejtuesve të partisë). Xherxhinskij, i emëruar President i Këshillit Suprem të Ekonomisë pas vdkejes së Leninit, ka mundësi do t’i kundërvihej edhe persekutimit të “specialistëve borgjezë” (kalë tjetër beteje i stalinizmit për të justifikuar të çarat dhe vonesat në zhvillimin e vendit) dhe në shpërndarjen e një lufte mizore klase në fshat. Pasuesi i tij, Vjacesllav Rudolfoviç Menzhinskij, njeri i lartë dhe i dobët me syze pince nez me skelet floriri, në dukje i ngjante shumë. Të dy vinin nga familje të pasura polake dhe Menzhinskij kishte qenë zëvendësi i parë i “Feliksit të hekurt” pas krijimit të OGPU. Kishte një kulturë të thellë, fliste rrjedhshëm disa gjuhë dhe interesat e tij përfshinin fizikën, kiminë, astronominë dhe matematikën, përveçse letërsisë. Ama i mungonin krejtësisht karizma dhe ashendenti i Xherxhinskijt dhe, respektivisht tij, do të demonstrohej një instrument shumë më i butë në duart e Stalinit.
(nga La Storia Siamo Noi)
Përgatiti
ARMIN TIRANA