Kukës, banorët të bllokuar nga bora: Nuk blejmë dot as ushqim, qeveria na ka braktisur

Në fshatin Shtrezë, pjesë e njësisë administrative të Shishtavecit në Kukës, banorët prej ditësh pohojnë se janë të bllokuar prej trashësisë së borës dhe bëjnë thirrje që shteti t’i ndihmojë.

Vlen të theksohet se rruga e tyre është vetëm 2 kilometër larg rrugës nacionale të Shishtavecit dhe është bërë thuajse e pamundur që njerëzit të qarkullojnë, për tu furnizuar me ushqim, ilaçe apo në raste emergjencash.

Edhe për fëmijët e vegjël, stina e dimrit është sfiduese pasi u duhet të zgjohen shumë herët për të shkuar në shkollë.

Në një intervistë për “Fax News”, banorët thonë se ky nuk është viti i parë që ndihen të braktisur nga shteti pasi prej shumë vitesh hasen me problematika të tilla.

Banorët:
– Duhen 2 km që të shkojë djali në shkollë në këtë të ftohtë, duhet të çohet që në 6 dhe të niset nëpër borë. Të na hapin rrugën se dhe ne jemi shqiptarë, jemi të Kukësit.

-Ka njerëz me halle e probleme, i bëjmë thirrje shtetit se na kanë lënë pas dore gjithmonë.

Unë i paguaj 1 milion e ca lekë vetëm taksa.

-Vetëm këtë vit 4 herë është bllokuar rruga, e kemi hapur vetë me lopatë. 30 km larg qytetit dhe vetëm 2 km nga rruga nacionale.

-Po për ne invalidët ça bëhet, nuk lëvizim dot në rast emergjent.

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm, vërshim popullor në bulevard

Dhjetra mijëra protestues kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta kombëtare e opozitës po zhvillohet …

Leave a Reply