Salianji: “Llumi dhe “non gratat” po na dëmtojnë”

Lulzim Basha zhvilloi një takim në Korçë. Pas një bashkëbisedimi të të rinjve demokratë, fjalën e mori deputeti i zonës Ervin Salianji.

Ai tha se salla ishte mbushur me njerëz që kanë kontribuar në PD dhe nuk kanë përfituar kurrë.

Duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij, Salianji u shpreh se s’mund të pranojë llumin dhe non-gratat të dëmtojnë Partinë Demokratike.

“Kjo sallë është zjarr është flakë e mbushur me njerëz që kanë kontribuar për PD.

Shikoni përfaqësuesit që kanë luftuar dhëmb për dhëmb me PS. Shihni kontributorët, themeluesit, të gjithë emrat ata që shihni këtu janë kryetar grupseksionesh, njerëz që kanë luftuar për PD.

I janë bashkuar kryetarët më të mirë. Nuk kanë përfituar kurrë si Berisha dhe njerëzit e tij dhe i quajnë tradhtarë, i patë ata të Enverit, 10 veta për turp.

Ne jemi demokratë dhe demokratët duan fitore dhe ky është geni ynë.

Ne nuk mund të pranojmë që ish-doganierë apo bastexhinj, që më shumë rrinë në burgje, kërkojnë të bëhen demokratë.

Këta i bashkon llumi, non-grata dhe dëmi që duan t’i bëjnë PD”, tha Salianji.

About Redaksia

Check Also

Budina: Tubimi i djeshëm ia arriti qëllimit, duhet radikalizim në të gjitha format!

Regjisori Edmond Budina i ftuar në studion e News24 ka komentuar protestën e opozitës së …

Leave a Reply