Zyrtare/ Ja kush janë 4 kandidatët për primaret e PD në Bashkinë e Lushnjes

Shpallen katër kandidaturat për t’u votuar ditën e diel nga anëtarësia e PD në Lushnje. Klevis Balliu, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD bën të ditur se, katër emrat që do të votohen nga anëtarësia janë Arben Zajmi me profesion Jurist dhe ekonomist, Elton Bano gjithashtu Jurist, Eurion Iliazi mësues dhe Indrit Qerimi me profesion po ashtu mësues.

Primaret e PD në Lushnje do të zhvillohen ditën e diel.

Qytetarët e Lushnjes do të votojnë në 6 mars për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë, pasi Fatos Tushe u arrestua nga SPAK për korrupsion.

About Redaksia

Check Also

Revolta në Poliçan/ Meta: Dhuna dhe arbitrariteti marrin gjithmonë përgjigjen që meritojnë!

Pas protestës në Poliçan ku më qindra qytetarë dogjen teserat e PS dhe reaguan ashpër …

Leave a Reply