Berisha në Parlament: Pse heshtni, Shqipëria t’i dërgojë armë Ukrainës

Ish-Kryeministri Berisha ngriti me forcë zërin sot në Parlament që Shqipëria të mos heshtë, por të solidarizohet me Ukrainën, e cila gjendet nën kërcënimin e Kremlinit. Berisha ka dënuar heshtjen e qëllimshme të kreut të qeverisë shqiptare, Edi Ramës, pasi e konsideroi atë si një argat të Beogradit dhe krahas tij, edhe të Lulzim Bashës, “pengut të  Ramës”.

“Po kërcënohet për pushtim një shtet sovran që po përpiqet të ecë në rrugën e demokracisë! Çfarë është kjo qeveri?! Sikur janë sferë e Putinit. A rrihet në këtë parlament?! Jo, nuk rrihet! Por jam këtu për t’i shprehur solidaritetin tim të plotë në emër të PD-së, të demokratëve shqiptarëve, kombit ukrainas, shqiptarëve në Odesë e kudo që janë dhe për të ndihmuar Ukrainën që kërcënohet nga një barbari e Kremlinit”.

“Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të ndihmuar këtë vend, të paktën fishekë dhe municione mund t’u dërgohen, por “Argati i Beogradit” jo më kot hesht dhe Pengu i tij natyrisht i paqenë – por ju zotërinj duhet të ngrini zërin se ju përfaqësoni PD-në dhe jo Lul Bravën, ndaj duhet të shprehni solidaritet për kombin ukrainas.

Nuk mund të mbizotërojë këtu Beogradi. E kam ngritur edhe më parë, “Ballkani i Hapur” është hegjemoni serbe dhe influencë ruse. Por duhet të vijnë këtu (në seancë, Rama dhe Basha) se ata edhe kur mungojnë, mungojnë së bashku!

Çfarë po lexoni këtu zonjë, (Nikollës), një marrëveshje me BE-në?! Po si nuk shprehni në radhë të parë solidaritetin me BE-në dhe për sigurinë?! A e dini ju që vende balltike janë të kërcënuara?! Pse e keni të vështirë ju që të dënoni Beogradin dhe Moskën?!” e pyeti drejtpërsëdrejti Berisha, kryetaren socialiste të Kuvendit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply