Berisha nga Parlamenti: Më 6 mars qytetarët kundër hajnisë, do t’i fitojmë zgjedhjet

Ish-Kryeministri Sali Berisha foli me gazetarët para selisë së Kuvendit për zgjedhjet lokale të 6 Marsit, që do të mbahen në 6 Bashki duke thënë se, ka gjetur mekanizmin për të fituar në zgjedhjet lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit.

Kam munguar 4 muaj sepse isha në bisedë me mbarë demokratët e Shqipërisë, dhe në njëfarë mënyre ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit. Tani rikthehem në respekt të popullit, por për ata që janë aty nuk ja vlen të rrish as 4 minuta.

Kam gjet mekanizmin se do ti fitojmë zgjedhjet, gjithçka do të bëhet, por ne nuk do të pengohemi dot. Ne do ti fitojmë këto zgjedhje, ku ndeshet qytetaria me kleptokracinë, salla e vërtetë e parlamentit do jetë këtu, se kanë bërë rregulla qëllimisht që të më bllokojnë fjalët”, tha Berisha për gazetarët para Parlamentit.

About Redaksia

Check Also

Loja me shpronësimet/ Si Qeveria ndryshoi ligjin për të favorizuar investitorët strategjikë

Dhjetra familje që u prekën nga shpronësimi i rrugës Thumanë Kashar, nuk mundën të fitojnë …

Leave a Reply