Berisha: Lul Brava nëpërmjet narkobanditëve me uniformë të Ramës ndryn 4 orë Ilir Vrenozin!

Ish-Kryeministri Berisha reagoi pas ndalimit për më shumë se katër orë në Policinë e Korçës të Ilir Vrenozit, i cili protestoi kundër pranisë së deputetit Lulzim Basha në këtë qytet.

Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Lul Brava ndryn 4 orë në narkokomisariat Ilir Vrenozin!

Potimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

“Miq, në një akt hakmarrës dhe të ulët, Lul Brava nëpërmjet narkobanditëve me uniformë të Edi Ramës, ndalon dhe ndryn në narkokomisariat nga frika se mos i shkonte në takim dhe ta diskreditonte para të pranishmëve, demokratin dhe opozitarin e mirënjohur, kundërshtarin e paepur dhe njërin nga kritikët më të ashpër të Edi Ramës dhe së fundi edhe vetë Peng Bashës, Ilir Vrenozi.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar të dyshes Rama – Basha, me të cilën rikthejnë në Shqipëri praktikat staliniste të regjimit diktatorial të izolimit parandalues të kundërshtarit politik si një dhunim flagrant i lirive dhe të drejtave njerëzore dhe dëshmi tjetër e vendosjes së narkodiktaturës në Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply