Protestuesit kundër Ramës dhe Bashës, nënë Liza: Haram votat tona, Bashës

Nënë Liza, shtëpia e të cilës në rrugën “5 Maji” në Tiranë do të shembet për t’i liruar truallin projekteve të Bashkisë së Tiranës, ka akuzuar sot më fort deputetin Lulzim Basha që nuk mbështet kërkesat e tyre për transparencë lidhur me strehimin.

“…Po Lulzim Basha mbron Edi Ramën, – thirri ajo, – se po të ishte burrë Lulzim Basha duhet të kishte ardhur tek ne tek shtëpitë tek “5 Maji”. Harram i qofshin votat! Ia kam dhënë votat për hatër të Sali Berishës, se Lulzim Basha s’merr votën njëmijë vjet prej meje, por i ka marrë për hatër të Sali Berishës e të deputetëve që janë të fortë e të aftë, jo për Lulzim Bashën që u bë me Edi Ramën.”

Disa minuta më vonë, në mbështetje të tyre përpara Kuvendit, doli lideri historik i PD-së, Sali Berisha, i cili theksoi me forcë se mbi këta banorë po vepronte një pushtet kleptokratik i vjedhjes, pasi në të kundërt ata kishin gjithë të drejtat të trajtoheshin sipas ligjit për posedimin e pronave.

Berisha tha për mediat: “Pavarësisht se kanë 15-20 vite në shtëpitë e tyre, iu prishen banesat në kundërshtim me çdo normë ligj dhe Kushtetutë. Iu prishen banesat nga qeveritarë të cilët dëshmojnë se hajnitë, vjedhjet e tyre, i kanë zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore, nga çdo normë njerëzore.

Duke thënë këto fjalë, unë personalisht mbështes zhvillimin e qytetit, mbështes projektet të cilat e bëjnë këtë qytet më të bukur, më të jetueshëm, por nuk mbështes kurrë barbarinë ndaj qytetarëve të tij.

Në qoftë se ti vendos për shkak të planeve për të prishur shtëpitë e të tjerëve dhe mund ta bësh këtë – nuk përjashtohet, ka një detyrim moral. Fillimisht ulesh me ta; t’ua shpjegosh projektin, të përcaktosh kushtet dhe të dëgjosh edhe kushtet që parashtrojnë ata. Qoftë zhvillues shtetëror apo privat, je i detyruar të veprosh këtu.

Përveç kësaj, gjithçka veprohet duke i dhënë ligjit fuqi prapavepruese. Deri në 2012-ën, ligji parashikonte legalizim e pastaj urbanizim. Të gjitha këto shtëpi janë ndërtuar para vitit 2014 dhe trajtohen me këtë ligj. Por kjo nuk ndodh sepse jo kohezioni social, jonjerëzia, jo liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, por urrejtja ndaj atyre që ke vjedhur dhe mbi vjedhjen e tyre ke ndërtuar parajsën dhe lumturinë, janë karakteristika të pushtetit kleptokratik.

Të gjitha këto janë efekte prapavepruese të ligjeve kushtetuese dhe qëndrim mizor ndaj njerëzve në skena të papërsëritura. Bëhet edhe më tragjike kjo kur në shembjen e atyre shtëpive, ortak në pallate janë vet përfaqësuesie e Lul Bravës. Pra, qëkurse ndodh kjo, ndaj qytetarëve merren përsipër të sillen në mënyrë shtazore.

Këta qytetarë në përputhje me Kushtetutën e ligjin janë poseduesit. Nuk janë pronarët, po poseduesit e truallit. Në Shqipëri dhe në vendet më të zhvilluara e drejta e posedimit është e drejtë posedimi dhe njohja ligjore është detyrë dhe kusht për funksionimin e shtetit ligjor.

Vetëm një shtet bandash mund të veprojë në këtë mënyrë. Ata të cilët iu shemben shtëpitë për të ndërtuar kulla 30-katëshe; aty kreu i Meduzës i këtij shteti ka parashikuar të ndërtojë kulla 30-katëshe pavarësisht nga plani për kulla 7-kulla. Por unë po ndalem në aspektin tjetër: çdo pronar në përputhje me të drejtën e posedimit t’u garantohet një sipërfaqje banimi aty ku banojnë ose vend tjetër. Kjo është zgjidhja pa drama njerëzore.

Po a mund të ndiejnë ata që jetojnë në saraje si kreu i Meduzës e të tjerë si ai rreth e rrotull Tiranës?! Me këtë rast duke shprehur solidaritetin më të plotë ndaj banorëve – viktima të kësaj politike kleptokratësh, iu bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të solidarizohen se ata po mbrojnë një të drejtë të tyre, një të drejtë ligjore kushtetuese të tyre dhe në këtë drejtim ata po mbrojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Tiranës në tërësi përveç atij grupi që është ngërthyer nga kleptokratët e pushtetit.

Ja, edhe këtu do ngrihej Parku i 4 Hajdutëve. Pikërisht për Parkun e 4 Hajdutëve, Lulzim Brava në një akt të pashembullt në historinë politike të Europës, hodhi gaz e helme ndaj njerëzve që tre muaj më parë e kishin votuar. Por paraja dhe hajnia të lidh sytë, ndaj ky revolucion është i pandalshëm dhe zgjidhja e vetme për t’i arkivuar në koshin e plehrave të historisë këtë regjim të kryesuar nga Edvin Kristaq Droga.”

About Redaksia2

Check Also

Bufi i Roskovecit blen fuoristradë luksoze me paratë e taksapaguesve

Në çdo fundvit njësitë e qeverisjes vendore mbledhin këshillin bashkiak për të miratuar buxhetin e …

Leave a Reply