Berisha nga Parlamenti: Do t’i fitojmë zgjedhjet e 6 marsit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend, ndërkohë që foli me gazetarët për zgjedhjet lokale të 6 Marsit, që do të mbahen në 6 Bashki duke thënë se ka gjetur mekanizmin për të fituar në zgjedhjet lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit.

”Kam munguar 4 muaj sepse isha në bisedë me mbarë demokratët e Shqipërisë, dhe në njëfarë mënyre ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit. Tani rikthehem në respekt të popullit, por për ata që janë aty nuk ja vlen të rrish as 4 minuta.

Kam gjet mekanizmin se do ti fitojmë zgjedhjet, gjithçka do të bëhet, por ne nuk do të pengohemi dot. Ne do ti fitojmë këto zgjedhje, ku ndeshet qytetaria me kleptokracinë, salla e vërtetë e parlamentit do jetë këtu, se kanë bërë rregulla qëllimisht që të më bllokojnë fjalët”, tha Berisha për gazetarët para Parlamentit.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply