Gjendja fizike e shkollave është katastrofike, fjalët e Ramës janë thjesht demagogji

Nga Luçiano BOÇI

Gjendja fizike e shkollave kudo është katastrofike.

Mësimi normal as mund të mendohet.

Mungon jo vetëm ngrohja, por dhe gjërat më elementare.

Një rast ulëritës është dhe shkolla Rushan Qevani që ndodhet në Selvias, njësia administrative Klos.

Vetëm 20 km larg Elbasanit.

Shkolla është në pushtetin e lagështirës për shkak të degradimit të hidroizolimit.

Çfarë bie jashtë hyn brenda.

Ketu mësojnë aktualisht rreth 300 nxënës, por marrja e mësimit per ta bëhet çdo ditë e më e vështirë.

Madje prindërit po mundohem t’i trasferojnë fëmijët në shkollat e tjera të Mollasit ose Gostimës.

Pavarësisht denoncimeve askush nuk reagon. As Ministria e Arsimit, as Bashkia.

Fjalët e bukura të Ramës për arsimin janë thjesht demagogji.

About Redaksia

Check Also

Rezoluta/Ndërkombëtarët rrëzojnë farsën e 11 majit: Qeveri teknike në Shqipëri!

Ndërkombëtarër rrëzojnë farsën e 11 majit dhe kërkojnë qeveri teknike. Përmes nje rezolute IDC-CDI kërkon …

Leave a Reply