Organizata Botërore: Pas publikimit të audios komprometuese të Veliajt mediat u sulmuan

Presidenti Ilir Meta, një ditë pasi i bëri thirrje organizatave më prestigjoze botërore të gazetarëve të mbështesnin kolegët e pavarur dhe kurajozë shqiptarë që po gjenden nën sulmet kibernetike dhe presionet e gjithanshme të Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, ka përshëndetur sot reagimin e parë ardhur prej tyre.

“E përshëndes dhe e mbështes plotësisht reagimin e “Reporterëve pa Kufij”, në solidarizim me kolegët e pavarur dhe kurajozë shqiptarë. Bashkë për lirinë dhe pavarësinë e medias, për të thyer censurën!“, shkruan Presidenti në Facebook.

Presidenti publikoi mesazhin e RSF

“Reporterët pa Kufij” një organizatë e njohur që mbron të drejtat e gazetarëve kudo në botë ka bërë një reagim në Twitter.

“RSF” shkruan se, mediat u vënë në shënjestër pas një publikimi audio komprometues që zbulon përpjekjet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për të ndikuar në zgjedhjet FSHF.

“Në Shqipëri, disa media janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike gjatë 2 ditëve të fundit pas publikimit të një audio kompromentuese që zbulon përpjekjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të ndikuar në zgjedhjet FSHF. “Reporterët pa kufij” bëjnë thirrje për një hetim për ndërhyrje të mundshme politike”, thuhet në reagim.

Sulmet kibernetike përfshinë një sërë faqesh online kritike me kryebashkiakun Veliaj duke bërë të duket si një akt i organizuar.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply