PD e Durrësit zgjedh nesër me primare kandidaturat për kryetar Bashkie

Degët e PD në të gjithë vendin po fillojnë procesin e votimit për përzgjedhjen e kandidaturave nga baza i ngjashëm me primaret në SHBA për kryetarë të 6 bashkive në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.

Sot, dega e PD në Durrës ka bërë këtë njoftim 

“Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike Dega Durrës! Ju njoftojmë se nesër, datë 30 Janar, nga ora 08:00 deri në 17:00, në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” zhvillohet e procesi i votimit për përzgjedhjen e kandidaturës më të mirë të ardhur nga propozimet e bazës, për Bashkinë Durrës. Për herë te parë antarësia e Partisë Demokratike përmes primareve vendos me votë për kandidatin më të mirë.”

Çfarë deklaroi Berisha më 24 janar 2022

“Ne kemi vendosur që në këto zgjedhje për kryetar në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë të marrim pjesë. Kandidatët tanë do t’i përcaktojnë anëtarët. Pra, do të bëhen zgjedhjet në struktura dhe kandidatët më të votuar do të jenë zyrtarisht kandidatë. Ky proces është i ngjashëm me primaret në SHBA dhe është i dëshmuar si më i suksesshmi, transparenti dhe besojmë se do të sjell rezultatet më të mira për ne.

I ftoj edhe njëherë të gjithë anëtarët që të bëhen pjesë e këtij procesi për t’i dhënë legjitimitetin e duhur secilit kandidat. Lista jonë padyshim se do të jetë listë fituese e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme në secilin kuptim të fjalës”.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: 7 raste konkrete se ku fshihen paratë publike të vjedhura të inceneratorit fantazmë të Tiranës

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, BELIND KËLLIÇI Të nderuar qytetarë, Jam sot …

Leave a Reply