Ndërron jetë nga Covid-19 Kurt Kola

Kurt Kola, ish-Kryetari i të përndjekurve politik dhe ish -kryetari i partisë “Rruga e Lirisë”, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 85-vjeçare pas komplikacioneve të rënda të shkaktuara nga  Covid-19. Lajmin e ka dhënë i biri i tij, Bilal Kola, i cili pasoi të atin në misionin e tij për integrimin e të përndjekurve politikë.

Bilal Kola shkroi sot në Facebook:

“Të nderuar miq. Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta sot në orët e para të mëngjesit të babait tonë të dashur, Kurt Kola. Pas një beteje për rreth një muaj me Covid-19, ai doli triumfator duke e mposhtur Covid kundër të gjithë gjasave. Kishte rreth 2 muaj që bënte dializë, aortën e kishte të zmadhuar, pësoi trombozë në këmbë nga Covid.

Rreth një muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditësh pësoi një komplikacion të rëndë në mushkri, që rezultoi goditje fatale.

Është thuajse rregull përbashkues që njerëzit e zakonshëm kanë tendencë të natyrshme dy procese në jetë: 1. Të minimizojnë dhimbjet. 2. Të maksimalizojnë kënaqësitë. Njerëzit e jashtëzakonshëm falë koshiencës së tyre të lartësuar, bëjnë përjashtim nga ky rregull. Ata gjithmonë zgjedhin me koshiencë të bëjnë gjënë e drejtë, pavarësisht se kjo mund t’u shkaktojë dhimbje!

Kurt Kola nuk është thjesht një njeri i jashtëzakonshëm, por është individi më i jashtëzakonshëm që unë njoh! Lamtumirë babush, jam i sigurt që shpirti yt do të prehet në Parajsë!

Homazhet mortore kryhen nga ora 16:00 e ditës së sotme, deri në orën 11:00 të dielën tek Salla Internacional, mbrapa Raifeissen Bank, Rruga e Kavajës. Ceremonia mortore e varrimit kryhet ditën e diel në ora 11:00, në varrezat Sharrë.

About Redaksia

Check Also

Kush janë dy banditët me maska që dhunuan Ilir Metën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nderklaroi sot se dy prej efektivëve …

Leave a Reply