Akt vandal nga i “dërguari” i Bshës, Roland Bejko sulmon selinë e PD në Gjirokastër

Dyert e selisë së PD në Gjirokastër, janë shkallmuar nga Roland Bejko dhe disa të ashtuquajtur mbështetës të Bashës. Kreu aktual i PD në Gjirokastër, Dasho Aliko, ka dalë me një deklaratë urgjente për mediat për të denoncuar atë veprim vandal sipas tij, që ka ndodhur mesditën e sotme në këtë seli.

I ashtuquajturi deleguari i kryesisë së PD për Qarkun e Gjirokastrës, Roland Bejko mbasi ka shkallmuar selinë ka zhvilluar një takim me një grup pjestarësh të strukturave vendore të PD Gjirokastër, takim ky i organizuar në ambjentet e brendshme të selisë. Më tej ata janë larguar duke lënë të braktisura dhe të hapura dyert e sëlisë.

Sipas deklaratës së bërë publike nga kryetari i PD në Gjirokastër Dasho Aliko, ata individë kanë shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave. Ky është një akt vandal që nuk i shërben demokratëve-është shprehur Aliko i cili u ka bërë thirrje për pjesmarrje te gjithë demokratëve në procesin e ristrukturimit dhe rizgjedhjeve në forumet e PD. Po konstatojmë se drejtuesit e PD po riparojnë dëmet e shkaktuara nga ata individë.

About Redaksia

Check Also

Revolta të shndërrohet në kryengritje popullore

“RD” Opozita të udhëheqë revoltën që ka bërë bashkë dje të djathtë dhe të majtë. …

Leave a Reply