Primaret, një tjetër leksion demokracie!

Nga Rezenbrik SERJANI

Sot, një ditë e madhe, historike, e rrugëtimit tonë demokratik, e rrugëtimit të artë të Partisë Demokratike!

Sot, një tjetër leksion frymëzues demokracie përfaqet fuqishëm, triumfale, në historikun e pluralizmit tonë 31 vjecar!

Nënshkruhet, në altarin tonë të demokracisë, fuqia e votës, e asaj ç’ka Partia Demokratike ka rrezatuar qysh në gjenezën e saj.

Primaret, e para në histori, përbëjnë fuqinë dhe forcën e demokracisë, përbëjnë shpirtin e lirisë, shpirtin e votës dhe fuqisë së sovranit.

Fuqia e votës, është forca e demokracisë, eshtë forca e Partisë Demokratike, forca jonë e pashembullt, e cila mbetet përherë në çdo akt veprimi dhe organizimi.

Primaret përbëjnë modelin më të shkëlqyer të asaj se si një forcë politike, se si një familje politike, siç është Partia Demokratike, duhet të funksionojë brenda një sistemi demokratik, brenda një sistemi lirie.

Fuqia e votës është themeli i themeleve, është forca e forcës, është besimi më i madh i zërit dhe reagimit qytetar.

Këto muaj, aq sa të vështirë, aq sa dinamik dhe me plot zhvillime, aq edhe u shndërruan në leksionet më me vlerë të demokracisë. Ato rrezatojnë fuqinë e sovranit, fuqinë e njerëzve të lirë, fuqinë e votës dhe vetëvendosjes sipas kritereve të lirisë.

Dita e sotme, mbajtja e primareve, krahas ditëve të mëdha historike të familjes sonë politike, do të shkruhet me shkronja të arta në “Panteonin e Demokracisë dhe Pluralizmit Politik”.

Një reformim i tillë, një ringjallje e tillë shprese dhe besimi, e bën Partinë Demokratike më të fortë dhe më të bashkuar.

Qoftë e bekuar rrugëtimi ynë historik i rithemelimit, i reformimit.
Zoti i bekoftë demokratët!

About Redaksia

Check Also

Mashtrimet e Ramës me reformën e pensioneve dhe alternativa e PD në 2025

Nga Bujar LESKAJ I ashtuquajturi “diskutim i hapur” i Ramës për pensionet është farsë dhe …

Leave a Reply