Berisha: Rama ka urrejtje ndaj demokracisë, Lul Brava i përfshirë në portin e Durrësit dhe “parkun e 4 hajdutëve”

Lideri historik i PD, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me demokratët e zonës së Vaut të Dejës. Në fjalën e tij Berisha deklaroi se, Lulzim Basha është marrë peng, me dosje korrupsioni dhe me afera korruptive.

“Rama në një urrejtje ndaj demokracisë, arriti të marrë peng Lulzim Bravën, me afera korruptive. 800 mijë metra katrorë në portin e Durrësit, që është afera e shekullit i janë dhënë gjoja një arabi, i cili në një aspekt është një biznesmen i madh shumë, por edhe kaq i madh si mashtrues.

Ai ka marrë buzën e Savës në Beograd, për të investuar 4 miliardë euro, por deri tani pas 10 vitesh ka investuar 24 mln euro.

Portin e Durrësit e ka marrë Edi Rama dhe Lulzim Brava. E rezulton se përfaqësues i Emar në Shqipëri, është përfaqësuesi i Lulzim Bravës.

Ju e patë se çfarë bëri me selitë. Se në çmënyrë armiqësore u soll ai me demokratët që e kanë ndjekur 8 vite. E gjitha kjo sepse selia është parashikuar të shndërrohet në kullat e parkut të ‘4 hajdutëve’. Aty do të ndërtohen 4 kulla, gjejeni ju se sa ka marrë për vete Lulzim Brava.

Pluralizmin politik e rithemeluan, rivendosën, burrat dhe gratë, djemtë e vajzat si ju. Njerëz të idealeve, njerëz që nuk e shitën votën për 4 mijë lekë, paçka se pse prej kishte nga ata që nuk kishte darkë, nuk kishte me çfarë të blinte ilaçet, humbët edhe vendet e punës. Por ju nuk u shitët, nuk u dorëzuat. Pluralizmi ishte në zemrat tuaja”, tha gjatë fjalës së lideri historik i PD, Berisha.

Berisha gjate takimit në Vaun e Dejës, deklaroi se kandidatët e Komisionit të Rithemelimit në PD per zgjedhjet e pjesshme lokale te 6 marsit, do të dalin nga primaret. Ai theksoi se, kështu merr fund praktika korruptive e autoritare.

“Sot demokratët e qytetarët me primare zgjedhin me votën e lirë kandidatin apo kandidaten për qytetar/e të parë. Kjo është arritje e madhe, që e premtuam më herët. Primaret janë metoda më demokratike e zgjedhjes së përfaqësueve të qytetarëve. Ju me votën tuaj do zgjidhni edhe këshilltarët e bashkive, deputetët tuaj dhe në të ardhmen e afërt edhe kryeministrin tuaj.

Do marrë fund praktika korruptive e autoritare. Kështu merr fund praktika e emërimeve nga lart, e zarfeve dhe e pakove me euro për të fituar emërimin, që do jetë vetëm atribut i vullnetit të lirë qytetar. PS nuk ka bërë asnjë votim të lirë që nga 2009”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply