Berisha: Lul Brava ka interesa me Edi Ramën për shembjet e shtëpive te “5 maji”! Banorët do t’i pres në takim

Ish-Kryeministri Sali Berisha dënon shembjet e shtëpive të zona 5 maji në kryeqytet. Në Çim Peka Live, Berisha u shpreh se,VKM-ja është antikushtetuese, ndërsa akuzoi qeverinë për shkelmim të ligjeve të vendit.

Gjithashtu, Berisha akuzoi edhe Lulzim Bashën se ka interesa me Edi Ramën te ‘5 maji’ ku do të ndërtohen kulla.

“Edi Rama, Erion Veliaj, Artan Lame kanë përcaktuar atë zonë e cila nuk ka asnjë lidhje me dëmtimet nga tërmeti, janë prishur apartamente, dhe e kanë bërë këtë për zgjedhje, në mënyrën më hileqare, të turpshme. Kanë gjetur zonën që ka më pak shtëpi të legalizuara dhe u bien me buldozier. Por ky është një shkelmim i ligjeve të vendit. Shtëpitë ata i kanë aty para 20 vitesh. Shtëpitë e tyre duhet të ishin legalizuar automatikisht sepse ligji i para 2014 parashikonte urbanizim dhe pastaj urbanizim. Duhej kundrejt një marrëveshje të drejtë dhe të ndershme.

Opozita mbështet banorët. Kam komunikuar me mesazhe me banorët dhe do t’i pres në takim. VKM-ja është antikushtetuese. Ajo që quhet PD jemi ne në fakt, Lul Brava është në ujdi. Ju e patë që aty ndërtonte një ish-kryetar bashkie i PD që tani është në vijën e parë për të mbrojtur interesat e pallateve të tij”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm, vërshim popullor në bulevard

Dhjetra mijëra protestues kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta kombëtare e opozitës po zhvillohet …

Leave a Reply