Berisha: Rigrupimi Balla-Veliaj-Fuga kanë një dashuri të veçantë me Bashën

Lideri historik i PD Sali Berisha tha në Çim Peka Live se Erion Veliaj, Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë takuar në resortin ‘Fish City’ të biznesmenit mik me Edi Ramën, Gjergj Luca.

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se mes tyre ka pasur një marrëveshje zotërinjsh për të mbajtur njëri-tjetrin.

“Deklaratat ia shkruan Fuga PD-së. Ka një lloj rigrupimi, Balla, Veliaj, Fuga kanë një dashuri të veçantë me Bashën. Keni dëgjuar për “Luca party” ka qenë një takim i raportuar, një “gentleman agreement”, për të mbajtur njëri-tjetrin.

Nuk është rastësi, është përpjekje e vogël… Mbështetja e guvernatores (nënkupton ambasadoren Yuri Kim) që i jep Lul Bravës, është dëm sepse po mbështet një politikan të ri”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

OECD: Shqipëria përkeqësohet në 28% të objektivave të zhvillimit 2030, arsimi rënie skandaloze

Shqipëria ka bërë progres të moderuar drejt arritjes së objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të …

Leave a Reply