Bylykbashi: Të dielën vendosi vota e demokratit, jo vula e autokratit!

Deputeti Oerd Bylykbashi reagoi pas mbylljes së primareve në Partinë Demokratike.

Sipas tij, të dielën vendosi vota e demokratit, jo vula e autokratit.

“Për herë të parë demokratët zgjodhën me votën e tyre kandidatët me të cilët do të përfaqësohen në gjashtë bashkitë në zgjedhjet e 6 Marsit. Suksese kandidatëve që pas vetes në këtë fushatë do të kenë demokratët!”, shkruan Bylykbashi.

Kandidatët e zgjedhur nga primaret pritet të prezantohen sot.

About Redaksia

Check Also

Skandali me targat/ I komanduari për të drejtuar SHISH, ushtar i Agasit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Noka ka publikuar një mesazh ku i komanduari nga Rama …

Leave a Reply