Reagim i FRPD Vlorë
Përplasje shterpë!
Ditët e fundit, nën oktavën e “gjoja bërjes politikë”, nën “gjoja tregim profesionalizimi në fushën buxhetore dhe ekonomike” për shqyrtimin e zërave të buxhetit të Bashkisë Vlorë, kemi parë e dëgjuar një “allo-sojë” pseudopërplasje mes Këshillit Bashkiak të sektit dhe institucionit të Prefektit, dhe ky i fundit mëkëmbës i sektit për Qarkun Vlorë.
Një shfaqe qesharake midis anëtarëve të të njëjtit sekt, të të njëjtës bindje të verbër ndaj liderit të tyre global.
Kjo shfaqe e pështirë e anëtarëve të sektit, si ata të Këshillit dhe atyre të Prefektures, dëshmoi dhe njëherë atë ç’ka në të vërtetë ata janë dhe përfaqësojnë, thjeshtse një sekt që dirigjohet fund e krye nga trumbetat e interesave personale dhe përdorimit të fondeve publike për fryrjen e xhepave vetjak.
Si një grup çakejsh, kush e kush të shqyejë më shumë nga fondet publike, e kthejnë mbrojtjen e interesit publik në mbrojtjen e interesit personal.
Buxhetin e kaluan, e kopsitën siç deshën, kush më pak e kush më shumë “gishtërinjtë e putrat e çakejeve” të sektit u lyen me buxhetin që ju takon qytetarëve vlonjatë duke e masakruar atë, dhe njëzëri siç u ka hije anëtarëve të sektit buxhetin e aprovuan me hir a me pahir.
Vlora dhe vlonjatët do paguajnë edhe këtë vit për interesat e tekat e një grupi njerëzish që e përdorin Vlorën si bastionin e interesave të tyre personale.


Gazeta RD