“Ndoshta u thotë Edi Rama pushkatojeni popullin! Më mirë na vrisni se të na prishni shtëpitë”!

Banorët e zonës së “5 Majit” dhe ata të Laprakës po zhvillojnë një protestë të fuqishme për mbrojtjen e shtëpive të tyre. Ata janë mbledhur në zonën e “Medresesë” në Tiranë ndërsa janë përplasur edhe me forcat e policisë, që sipas tyre nuk kishin marrë masa edhe pse ishin njoftuar për protestën.

Nik Sokoli, protestuesi 97 vjeçar, shprehet se, më mirë na pushkatoni se të na prishni shtëpitë.

“Ku ka shtet demokratik, ka edhe protesta. Ne nuk kemi ndeshje me Policinë. Ndoshta u thotë Edi Rama pushkatojeni popullin, por nuk duhet. Më mirë të na pushkatojnë e të vdesim, sesa të na prishin shtëpitë e të mos na japin paratë. Rruga të bëhet, por edhe të na japin paratë”, shprehet ai.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply