Deklarata e fortë e Metës: Dosjen “non grata” të Berishës e ka bërë vetë Lulzim Basha

Presidenti Ilir Meta deklaroi se dosja e non grata për Sali Berishën, në një pjesë të mirë është hartuar nga vetë Lulzim Basha. Deklaratën Meta e bëri gjatë intervistës për emisionin ‘Pushteti’ në Faxnews me gazetaren Juela Meçani.

“Është e qartë si drita e diellit, shumicën e dosjes “Non Grata” për Sali Berishën e ka bërë vetë Lulzim Basha”, u shpreh Meta.

Pjesë intervista

Pyetje: Megjithatë, e di që ju thatë që këtë skemën e famshme se si Lulzim Basha arriti të manipulonte situatën…!

Presidenti Meta: Kë situatë?

Pyetje: Të zgjedhjeve të 25 prillit do na e zbardhni pas mbas korrikut. Por ka shumë zëra që e hedhin këtë shumë vite më përpara, pra flitet për një mision në ardhjen e tij në një farë mënyre për të prishur të gjithë ekuilibrat e opozitës shqiptare…!

Presidenti Meta: Po, patjetër që ka një mision po është mision i pamundur ai dhe tani gjërat do të ndryshojnë. Dhe do të ndryshojnë me themel, dhe këto do t’i ndryshoj vetë populli i Shqipërisë me votë të lirë, në mënyrë paqësore, me durim, me mençuri edhe duke mos fjetur më asnjë sekondë. Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë, prandaj edhe nuk ka kush flet me Nënë Lizën atje.

Pyetje: Sa mund të hy në të gjithë këtë skemë zoti Meta ndërhyrja, nëse është e Gerog Soros apo Aleks Soros në Shqipëri? Ju jeni shprehur për një takim me të shumë vite më përpara, por kemi një Erion Veliaj që…!

Presidenti Meta: Mua kjo tani më duket një histori për t’i dhënë rol lojërave të tjera. Unë mendoj dhe për çështjen e zotit Berisha nuk duhet kërkuar përgjegjësia thjesht tek Sorosi, ai ka interesat e veta që ato dihen. Nuk duhet kërkuar as tek Edi Rama, sepse dhe ai ka interesin e vet. Ne e kemi të qartë, edhe unë e kam të qartë, këtë gjë si drita e diellit që tre çereku i dosjes është bërë me informacionet e kryetarit që e la. Sepse ai për çdo gjë e ka transformuar fajin apo përgjegjësinë. Më 9 shtator që na përloti të gjithëve për atë vlerësimin që kishte për doktorin, për udhëheqësin historik. Por po ta shikojmë pastaj me gjithë qëndrimet e tjera që ai doli, duke filluar nga akuzat për vitin 1997 e të tjera, kuptohet qartë gjithçka. Problemi është që ai tjetri nuk të beson shumë kur shikon se dosjen ta bën kundërshtari politik. Por kur i bënë njeriut tënd atëhere ato që shkruhen aty merren si të besueshme, sepse na i ka thënë dikush që mendohet se është i besueshëm.

Pyetje: A e bënë më të mundur realizimin e këtij misioni…!

Presidenti Meta: Kush është pengesa, është Sali Berisha? Pse çfarë frike ka pasur Sali Berisha nga zgjedhjet? Sali Berishës i kanë gjuajtur me granatë në Shkallnur dhe ka vazhduar fushatën, nuk është se ka pasur ndonjëherë ndonjë problem apo jo? Ka qenë këtu President dhe ka qenë i rrethuar nga dhjetë veta dhe nuk ka ikur  nga zyra. Mos e respektojmë ne për qëndrueshmërinë e tij, jo për gabimet e tij se unë kam qenë kundërshtar i tij. Më ka hequr imunitetin kur unë kam qenë 22 vjeç, kërkuan të më fusin në burg tetë muaj. Po unë i jam mirënjohës sepse më kaliti me vështirësi, më ndihmoj.

Pyetje: Ju e njihni Berishën në të gjitha dimensionet dhe ai juve. Por, mos ndoshta pikërisht kjo që ndodhi me non grat-ën e zotit Berisha, në një farë mënyre e hodhi atë përsëri në fushë, e riktheu në skenë mbas korrikut do riktheheni dhe ju në skenë. E bën kjo më të mundur këtë mision që ju thoni, pra mbrojtjen e lirive, mbrojtjen e Kushtetutës dhe të drejtave të njeriut. Mos dy jeni më të fortë zoti Meta?

Presidenti Meta: Unë e kam të vështirë që të njoh ndonjë më pro amerikan më të madh se doktori në Shqipëri. Madje kemi pasur problem të madh atëherë në fillim të viteve ’90, kur  dilnin diplomatët amerikanë me doktorin në fushatat e asaj kohe. Por ne e mundëm edhe pse ai ishte aq i fuqishëm, edhe pse i nxirrte ata ambasadorët pro Kushtetutës. Ne e kishim kryetarin në burg në atë kohë dhe e mundëm doktorin sepse nuk ishte në rrugën e drejtë, nga meraku për pushtetin e madh, sepse donte t’i merrte gjithë përgjegjësitë vetë dhe populli e kuptoj që nuk është kjo rruga e duhur. Kështu që tani nuk shikoj që këtu ka ndonjë problem. Është e sigurt ndoshta pa “Non grata”-ën nuk do kishim primare në Shqipëri, dhe mendoj që kjo është më e rëndësishme sepse primarja shpresoj të na çojë tek angazhimi i njerëzve në politik. Angazhimi aktiv jo këto konsultat virtuale, e para. Dhe e dyta primaret na çojnë tek referendumi dhe tek pa prekshmëria e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që ta ruajmë dhe ta mbrojmë siç e mbrojnë Amerikanët Kushtetutën e tyre edhe ne Kushtetutën tonë. Ajo është Amerika jonë, ajo është Europa jonë dhe ajo është Shqipëria jonë, sepse në momentin që ne e shkelim atë në atë moment ne rrezikojmë që nesër një njeri të korruptuar jo vetëm që të falen copa të Shqipërisë, por dhe t’i ndryshoj emri i Shqipërisë dhe pastaj t’ia hedhim përgjegjësinë të tjerëve.

Pyetje: Si do t’ia arrijë politika kësaj se tani që e marrim të mirëqenë se Basha dhe Rama janë bashkë?

Presidenti Meta: Do të arrijë përmes angazhimit qytetar, ata shumë mirë që janë bashkë, kjo është një gjë shumë pozitive.

Pyetje: Do të ketë rikthime në sheshe, popullin e 2 marsit do ta thërrisni në sheshe zoti Meta?

Presidenti Meta: Në 25 korrik jam në dispozicionin tuaj. Mos më ngacmoni përpara 25 korrikut më shumë.

Pyetje: Nga që e di që ju pëlqen që të jeni mes njerëzve dhe po ju ngacmoj që të ma thoni nëse do i drejtoheni sheshit, mbas korrikut.

Presidenti Meta: Sot më çmendën mesazhet, sepse vinin dy palë mesazhe këto të parat ishin pakicë sepse thoshin suksese…!

Pyetje: A e dini se një pjesë e madhe e Lëvizjes Socialiste për Integrim duan që të shkarkoheni qët’iu kenë në krye, zoti Meta?

Presidenti Meta: Nuk është çështje LSI, është çështje më e gjerë. Kisha shumë mesazhe dhe nuk po e kuptoja ça po ndodhte, sepse po lexoja disa materiale për sot, ishin pakica ata që thoshin suksese, shumica ishin ishalla o zot po të shkarkojnë sot. Ishin urime që vinin nga shpirti i qytetarëve dhe njerëzve, pavarësisht se lëviz shumë, përsëri jam i kufizuar në lëvizjet e mia se nuk lëviz dot ashtu siç dua unë dhe siç duan edhe njerëzit me mua.

Pyetje: E shikoni rikthimin në krye të LSI-së zoti Meta mbas korrikut?

Presidenti Meta: Unë me 25 prill filloj karrierën politike nga e para. Mendova që me një mandat të dytë President dhe pastaj t’i përkushtohesha diplomacisë. Danimarkë, Suedi, Norvegji gjithë shokët dhe miqtë e mi atje janë në krye të qeverive dhe mund ta ndihmoja shumë edhe vendin tonë, të sillja investitorë nga andej. Të promovoja Shqipërinë dhe turizmin sepse ëndrra ime kjo ka qenë që Shqipëria të bëhej si ato vende. Mirëpo tani të tërhiqesh këtë moment nga politika është si të kryesh një akt tradhtie ndaj  atdheut, për një politikan të cilit vërtet atdheu, njerëzit, rrethanat i kanë dhënë jo pak, siç thotë me të drejt zoti Rama për mua. Edhe unë kur e shikoj që atdheu është në rrezik, si mundet të tërhiqem! Unë Ilir Meta studenti i dhjetorit, unë që kam bërë çdo gjë për integrimin europian të Shqipërisë dhe kur shoh që mbas tridhjetë vitesh se sa mbrapa jemi ne, dhe ata që ishin shumë mbrapa dhe nuk ekzistonin fare janë dhjetë vjet para nesh. Për çfarë duhet të tërhiqem unë, që të shikoj se si largohen të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, është e pa mundur!

Pyetje: Pra, përsëri ma latë evazive nëse do të jenë përsëri në krye të LSI-së?

Presidenti Meta: Nuk ka asnjë përgjigje e vazive, 24 orë në dispozicion të popullit të 2 marsit me të gjithë shqiptarët e ndershëm, të LSI, me apo pa parti, me të gjithë shqiptarët e ndershëm.

Pyetje: Duke parë se si u zhvilluan ngjarjet në këto vite, veçanërisht pas viti 2013 sepse e pash që ju ishit shqetësuar me të drejt për rritjen e jashtëzakonshme të borxhit publik në një kulm të frikshëm. Kishit bërë një krahasim shumë të saktë me vitet kur keni qenë edhe ju pjesë e qeverisë, si në vitet e zotit Nanos dhe kur keni qenë ju në krye dhe më pas me zotin Berisha. E shikoni realisht kaq të rëndë mund të shkoj në kolaps ekonomia shqiptare, se duke folur për politikën e madhe e harrojmë atë pjesë?

Presidenti Meta: Rrisim rrogat, rrisim pensionet dhe me shpenzimet rrisim ato koncesionet që fryhen sepse aty fitojnë pak njerëz. Shikoj standardet për çdo vepër tëinfrastrukturësështë shumë herë me e lartë, një kilometër katror se në Serbi apo se në vendet e tjera, e kupton se ku jemi!
Prandaj, ikin shumë më tepër shqiptar këtu, sesa ikin serbë atje apo kudo, si mund të thuash ne marrim borxh sepse edhe Japonia merr borxh.
Japoni borxhin e merr me 0.05 % interes, ndërkohë që ti e merr me 3.75 % e merr 75% më të lartë interesin sesa Japonia. Japonia për 100 lekë që merr borxh prodhon me qindra dhe mijëra lekë, ndërsa ti nuk prodhon dot as aq sa për të kthyer borxhin. Ndërkohë që përpara 8 ose 10 vitesh prodhohej dy herë më shumë edhe borxhin e laje dhe prodhoje aq sa merrje borxh. Kur të falimentojë Shqipëria, kur të ngelet edhe pa pensione dhe pa rroga fare nuk ka për të ndodhur kjo se nuk kemi për ta lënë ne, do thonë që edhe Ilir Meta ka faj se nuk na i ka thënë gjërat kaq hapur.

Kur Ilir Meta thoshte kujdes reforma ne drejtësi, thoshin se Ilir Meta ka frikë nga reforma në drejtësi. Po ça frike kam unë? Ilir Meta është President, por kur të iki nga posti i Presidentit do iki në Budapest. Unë në Budapest do iki për qejfin tim dhe do vë përsëri lule tek monumenti i Skënderbeut, që është nga sheshet më të bukura të Budapestit. Ilir Metën do ta kenë këtu çdo ditë deri në ditën e fundit të jetës së vet. Nëse Ilir Meta ka mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë e ka mbrojtur deri në fund, jo vetëm si President por edhe si qytetar i thjeshtë e ka për detyrë. Është detyra për të cilën më paguan populli shqiptar si President i Republikës për të cilën jam betuar para popullit të Shqipërisë. Nuk jam betuar vetëm ndaj atyre që jetojnë sot, por dhe ndaj atyre që kanë dhënë jetën për Shqipërinë. Jam betuar dhe ndaj atyre që duhet të vinë se Shqipëri pa shqiptar nuk ka. Pse Ilir Meta është kështu? Sepse të parët e Ilir Metës kur ka pasur një problem atdheu, edhe pse atdheu nuk i paguante se punonin vetë atje në fshat, në Çepan të Skraparit, shkonin tre ose katër ditë merrnin armët, lini fëmijët, gratë, familjen dhe çdo gjë e shkonin e vriteshin në Vlorë. Ilir Meta në krye të shtetit me gjithë këta njerëz, me gjithë këta këshilltarë, Ilir Meta do ketë frikë, po nga kush do ketë frikë?

Pyetje: Skënderbeu e provoi mirënjohjen, bëri shumë për shumë njerëz  dhe në një rast e provoi mirënjohjen dhe i kushtoi shtrenjtë. Ju ka vrarë mosmirënjohja në politikë, zoti Meta?

Presidenti Meta: Nuk më ka vrarë, nuk më vret. Mua më vret që njerëz të caktuar tradhtojnë idealet dhe i korrupton pushteti, po ata janë njerëz të dobët nuk kemi çfarë të bëjmë. Ajo që mua më vret është që të rinjtë duhet të punojnë shumë, nuk duhet të presin asgjë nga askush duhet ta fitojnë çdo gjë vetë. Se vetëm kështu ja dinë vlerën punës, arritjes së tyre duhet të kenë frymë bashkëpunimi me njëri tjetrin, jo të jenë individualist dhe egoist. Të mos e kalojnë asnjë minutë kot po çdo ditë të përimtohen, të fitojnë aftësi të reja ne teknologji dhe gjuhë të huaja. Kjo më shqetëson mua, pastaj unë kam një parim dhe them hidhe të mirën në det dhe e kthen zoti mbrapsht, për mua nuk është ky një problem. Ti, President Republike Ilir Metën kur ke për detyrë jo Ilir Metën por Presidentin e Republikës ta respektosh, ta mbrosh, ta ruash ta mbështesësh si President. Kjo është pak a shumë si tradhti ndaj Atdheut, jo ndaj Ilir Metës.

Gazetarja: Faleminderit z.President!

Presidenti Meta: Faleminderit ju. Kujtova se do më kërkonit të këndoja për Skënderbeun, por ju garantoj se shumë shpejt do këndoj këngët e Fatmira Breçanit.

 

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply