Berisha publikon videon: Demokratët nuk duhet të mashtrohen nga kallp-opozita e Lul Bravës  

Lideri historik i PD, Sali Berisha postoi një video nga Foltorja e Vaut të Dejës. “Me Lul Bravën nuk ka ndryshim. Fjala e studentes Klaudia Dajani në Foltoren e Vaut të Dejës!”, shkruan Berisha.

“Të them të drejtën kemi pritur ndryshim, të paktën nga ish-kryetari, që ju e quani Brava, pas keqqeverisjes që i është bërë vendit. Shpresoj që të gjitha ndryshimet që keni përmendur, të realizohen”, tha studentja.

Ndërkohë në përgjigjen e tij, Berisha tha se, demokratët nuk duhet të mashtrohen nga kallp-opozita e Bashës.

“Edhe në zgjedhjet lokale, ia dorëzoi të gjithë pushtetin Edi Ramës. Këtu nuk kishte fituar ndonjëherë PS, as nuk fitonte. Në të gjitha bashkitë që kishim ne, ishin 10-15 mijë rroga dhe familje që jetonin. Ua preu kafshatën në shkallën më të lartë të papërgjegjshmërisë dhe në kundërshtim me parimet e një force politike. Përkundrazi, krijoi një konflikt të dënueshëm ditën e votimit. Ia dorëzoi Ramës në zarf 61 bashkitë. Një nga shkaqet themelore të mossuksesit tonë më 25 prill.

Tani janë 6 bashki, po me Edi Ramën, po përpiqet me nxjerrë kandidatë kundër nesh, vetëm për hir të Edi Ramës, se ai shans nuk ka askund. Me 61 nuk hyri në zgjedhje, me 6 po hyn. Mos u mashtroni nga kallp opozita. Mos u mashtroni nga ai njeri që nuk ka asnjë parim, por të votojnë në këto 6 bashki për PD-në, opozitën e vërtetë shqiptare”.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i fortë i Konventës së Bernës kundër Ramës: Jo aeroportit të Vlorës

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës ka bërë sërish thirrje për ndalimin e aeroportit …

Leave a Reply