Protesta e banorëve të Paskuqanit: Projekti u ndryshua pas zgjedhjeve, është korrupsion i shtetit

Banorët e Paskuqanit kanë dalë sot në protestë, kundër projektit të Unazës së Madhe që parashikon shembjen e 100 banesave në këtë zonë. Banorët debatuan me forcat e Policisë, e cila në këto momente po i pengon që të mos protestojnë për shembjen e shtëpive të tyre për t’i hapur rrugën ndërtimit të Unazës së Madhe.

Një zonjë ka ngritur zërin para mediave duke thirrur: “Ku do të shkoj unë, ku do të shkojme ne?! Shteti të më dëmshpërblejë, sepse rruga ndërtohet andej dhe prishet shtëpia këtu, vetëm që të mos prishin fabrikën. Kam 20 vjet në atë vend e paguaj taksa. Pse i kam paguar taksat?! Jam dakord me projektin, por të më shpërblejë shteti. Fqinji im i mori legalizimet dy javë para meje, kurse unë jo”.

Një zonjë tjetër tha: “Kam gati 30 vjet këtu, që në vitin 1996 dhe po prishen shtëpitë që të bëhet rruga. Po ku do të na çojë shteti ne?! Është korrupsion i shtetit, mbrojnë fabrikën e tullave atje, kanë devijuar rrugën atje”.

Një banore e tretë i bëri thirrje kryeministrit: “I bëjmë thirrje Edi Ramës të vijë e na japë një rrugëzgjidhije. Më mirë të dalim në rrugë e të na shtypë makina. Ne kërkojmë dëmshpërblim për shtëpitë me çmimin e tregut”.

Ndërkohë, një zotëri u bëri thirrje të gjithë banorëve të revoltuar si ai: “Jo, nuk kemi pse bllokojmë rrugën, se nuk na kanë faj qytetarët. Ne nesër të shkojmë para Parlamentit të protestojmë në orën 9 e gjysëm! Para Parlamentit”!

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply