Vokshi: Basha dhe Rama janë një! Unë e njoh më mirë se kushdo Lulzimin…

Deputetja e PD dhe anëtarja e Komisionit të Rithemelimit Albana Vokshi deklaron se, do të rikthehen në selinë e PD-së, për ta marr atë. E ftuar në emisionin ‘Dekalog’ në RTSH 24, Vokshi tha se, më 8 janar nuk u mor selia, por nuk është hequr dorë nga marrja e selisë.

Vokshi për herë të parë bëri publike njohjen me Bashën dhe mbështetjen që ajo i ka dhënë atij në vititn 2005 duke e bërë pjesë të PD.

Zonja Vokshi, më 8 janar dështuat?

Nuk dështuam. Do kthehemi përsëri.

Ku do ktheheni?

Ky gjak nuk do harrohet. Nuk dështuam më 8 janar. Ne do rikthehemi për ta marrë selinë.

Nuk e merrni dot me dhunë…

Basha dhe Rama janë një. Ai përdori dhunë ndaj protestueseve në bashkëpunim me policinë. Unë e njoh më mirë se kushdo Lulzim Bashën. E njoh që në vitin 1999 në Kosovë. E kam patur shok të ngushtë.

Domethënë nga ty e kemi Bashën?

Jo nga unë. Edhe unë kam fajet e mia. E kam mbështetur. Në vitin 2005 nuk i hapnin derën e PD. Unë u lutesha aman jepini një zyrë.

About Redaksia

Check Also

“Ja ku janë plagët e betejës me horrat”, Noka: Nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, por qeverisë!

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur, Noka, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 …

Leave a Reply