Ndërhyrja e Veliajt në FSHF, Presidenti i UEFA nesër në Tiranë

Alexander Ceferin, presidenti i UEFA-s, nesër do të jetë në Tiranë dhe FSHF e ka njoftuar zyrtarisht. Ceferin do të ketë një takim me kryeministrin e vendit, Edi Rama, dhe kreun e FSHF, Armand Duka.

FSHF ka njoftuar si më poshtë: “ Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin do të mbërrijë ditën e enjte për një vizitë zyrtare në Tiranë. Kreu i qeverisë së futbollit europian do të zhvillojë një takim në ora 15:00 me Kryeministrin Edi Rama.

Më pas do të pritet në takim nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ku do të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së dhe gjithashtu në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj”.

About Redaksia

Check Also

Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”

Lamin Yamal është duke jetuar ëndrrën më të madhe që mund të kishte çdo adoleshent, …

Leave a Reply