Nga Bujar NISHANI
Media ka diskretituar edhe njëherë sot propagandën e Lul Kimikut, gatuar në guzhinën e shefit të tij, Edi Ramës.
Media ka treguar se si në zgjedhjet lokale të 2011, Lul kimiku u paraqit përpara votuesve të kryeqytetit si një kandidat i aleancës PD + LSI, duke u servilosur përgjatë të gjithë asaj fushate, në mënyrën më të padenjë ndaj asaj partie, që për hir të së vërtetës vendosi animin e peshores nga fitorja e Lul kimikut.
Në zgjedhjet e 25 prillit, Lul kimiku doli përpara të gjithë shqiptarëve duke nënshkruar marrëveshjen publike të “bashkëqeverisjes me LSI pas zgjedhjeve”.
Besoj se e mban mend mirë këtë çdo shqiptar.
Sot aleanca “e dashnisë së fjetur”, Luli-Edi, duket shumë e “indinjuar” dhe “revoltuar” nga Shtëpia e Lirisë dhe lëvizja opozitare e shqiptarëve.
Lul kimiku (pavarësisht se i hel
moi me gas policesk) harron se kandidatët e Shtëpisë së Lirisë në të 6 (gjashtë) bashkitë janë demokratë 24 karatë.
Protektori i elementëve me rekorde të rënda kriminale (vrasës, trafikantë, zhvatës) që i strehoi në zyrën e tij në seli, harron se kandidatët e Shtëpisë së Lirisë u votuan në përzgjedhje nga mijëra demokratë e demokrate, të cilët pengu i la në mëshirën e rregjimit për 12 (dymbëdhjetë) vite rrjesht.
Kandidatët e Shtëpisë së Lirisë kanë një dallim të madh nga pengu dhe çirakët e tij.
Ata nuk janë tenderaxhinjë të rregjimit, nuk janë blerë me leje ndërtimi mbi troje të grabitura shqiptarëve.
Ata nuk janë lëpirës të kockave që rregjimi i hedh nga kazani ku zien i tërë helmi i hajnisë dhe tradhëtisë.
Shtëpia e Lirisë do ta shembë këtë rrjet korruptimi, ligësie, intrige e antishqiptarie, endur për shumë e shumë vite, kundër shqiptarëve.
Sot për pluralizmin, nesër për Shqipërinë!