Skandal! Basha merr borxh kandidatin nga FRD e Topit për kryetar bashkie në Lushnje

Lulzim Bashës nuk i ka ngelur asnjë njeri brenda Partisë Demokratike, aq edhe 6 kandidatë për kryetar bashkie me zorr po i gjen.

Nga 6 bashki që janë pa kryetar dhe që do shkojnë në zgjedhje të pjesshme javën e parë të marsit, Basha ka mundur të nxjerrë nga xhepi i tij vetëm 4 emra.

Për Bashkinë e Lushnjës, pas refuzimit që mori nga deputeti i tij Saimir Korreshi, Basha vendosi të kandidojë sekretarin ligjor të PD Indrit Sefa.

Por kush është Indrit Sefa?

Indrit Sefa ka qenë kandidat për deputet në qarkune Fierit në vitin 2013, nën logon e Frymës së Re Demokratike, (FRD) një parti që u themelua nga Bamir Topi.

Sefa, ka qenë një nga njerëzit që ka punuar hapur për të rrëzuar PD nga pushteti, ndërsa sot është në krah të kësaj partie, ndërsa Basha e “bekoi” me postin e Sekretarit Ligjor dhe Zgjedhor në PD.

I ngelur keq, Basha ka marrë njerëz borxh tek partia e copëtuar e Bamir Topit dhe në Lushnjë duket i braktisur nga demokratët.

Indrit Sefa duket se do jetë kandidati më pak i votuar nga partia Basha-Bardhi, në 6 njerëzit që ka zgjedhur për 6 marsin./CNA.al

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply