Berisha thirrje qytetarëve të Tiranës t’i bashkohen protestës: Të babëziturit kanë rritur katet në kulla, nga 7 në 35 kate  

Ish-Kryeministri Berisha tha se është në mbnështetje të banorëve të “5 Majit” “Laprakës” dhe të Paskuqanit, të cilët kanë protestuar para Parlamentit për mbrojtjen e banesave të tyre.

Berisha u shpreh se, e ka studiuar marrëveshjen që i është ofruar banorëve dhe tha se ata po mashtrohen, pasi sipas tij ajo nuk është një marrëveshje e mirëfilltë ligjore, por është një akt vetë-deklarimi.

“Drama e cila zhvillohet sot në Tiranë me banorët ndaj të cilëve narko-qeveria sillet si pushtetuese, është dramë që ka në bazë vjedhjen dhe mashtrimin. Kam studiuar dokumentin që i ofrohet banorëve. Është mashtrim. Nuk po bën marrëveshje, po bën akt vetë-deklarimi para noterit. Një marrëveshje mes palëve kërkon firmën e dy palëve dhe noterizimin e këtij dokumenti. Kërkon firmën e Lal Plehut ose personit të autorizuar nga titullari. Një territor i jepet disa kompanive për tu zhvilluar. Këtu është dora e zezë e vjedhjes së qeverisë, sepse këtu nuk lejohet që ata që duhet tu jepet banorëve, në % të madhe e merr qeveria dhe bashkia, dhe zhvilluese nuk u ngelet fitimi i nevojshëm. Babëzia në këto afera ka kufi vetëm qiellin. Megjithëse kanë rritur katet në kulla, nga 7 në 35 kate, kjo nuk i lejkon qeveritarët të firmosin marrëveshje me banorët për t’i sistemuar, por i mashtron. Pra kjo që ndodh është një akt i mirëfilltë çnjerëzor, dhunim flagrant i lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe një mega vjedhje me kulla 30-katëshe. Qeveria prapa saj në mënyrë që t’i shpallin këta të paligjshëm të marrin katet të duan për vete, sillen në këtë mënyrë ndaj banorëve”, u shpreh Berisha.

Ai tha se, e mbështet plotësisht këtë protestë dhe i bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që t’i bashkohen protestës.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply