Ymer Marku është kandidati i Lulzim Bashës për Vorën. Ai përflitet si një nga emrat që po lufton që të dalë kandidat për të garuar si kryetar për bashkinë e Vorës, në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.
Mirëpo kujtojmë se në vitin 2010, Marku është akuzuar dhe paditur nga Inspektoriati i Pasurive për fshehje të pasurisë.
Asokohe Ymer Marku ishte drejtues i komunës Bërxull, në Tiranë.
Sipas ILDKP-së, Ymer Marku, drejtues i komunës Bërxull, Tiranë, nuk ka arritur të justifikojë burimin e krijimit të pasurive së tij.
Sipas këtij institucioni janë pesë objekte pasurore që nuk janë deklaruar saktë nga Marku dhe që kapin vlerën e 22 milionë e 656 mijë lekëve.
Pasuritë e padeklaruara saktë të Markut, sipas ILDKP-së, janë një Bar-Restorant në Domje që kapte një vlerë prej mbi 12 milionë lekësh por ishte deklaruar mbi 7 milionë lekë më pak, një automjet të deklaruar mbi 800 000 lekë më pak se sa vlera reale që kishte dhe disa depozita bankare.
Çfarë thoshte ILDKPI për Ymer Markun në 2010-ën?
Inspektorati i Lartë ka kërkuar nisjen e procedimit penal edhe për subjektin Ymer Marku, me funksion kryetar i Komunës Bërxull, Tiranë. Në përfundim të kontrollit të plotë, bazuar në rezultatet e veprimeve verifikuese të kryera gjatë hetimit adminstrativ, si dhe ekspertiza e specializuar per vlerësimin e pasurisë, verifikimet ne terren, etj, është arritur në përfundimin se subjekti ka bërë deklarim të rremë lidhur me të dhënat e pasurisë së paluajtshme dhe ka fshehur likuiditete te vendosura ndër vite në bankat e nivelit të dytë si më poshtë:
- a) Bar-Restorant Domje, vlera e deklaruar nga subjekti është 5.000.000 leke. Nga Raportit të Vlerësimit të datës 03.02.2010 të ekspertit vlerërues, rezulton se prona objekt shqyrtimi është vlerësuar në shumën 12.591.000 lekë. Pra, është deklaruar 7.591.000 lekë më pak.
- b) Autoveturë deklaruar 1.500.000 lekë. Nga hetimi administrativ ka rezultuar që ky automjet është blerë në shumën 19.375 euro ose e vlerësuar me kursin e Bankës së Shqipërisë, në shumën 2.359.488 lekë. Pra, është deklaruar 859.788 lekë më pak.
- c) Depozita bankare dhe llogari rrjedhëse në Tirana Bank, në shumat në total 11.340 euro.
- d) Depozitë afatshkurtër në vitin 2006 shuma 71.700 euro, (derdhur dhe tërhequr brenda vitit).
- e) Depozitë afatshkurtër në vitin 2007, në llogarinë në lekë shuma prej 4.500.000 lekë (derdhur dhe tërhequr brenda vitit).
Nga hetimi administrativ ka rezultuar se pasuritë dhe interesat private të subjektit Ymer Marku, objekt i verifikimit të ILDKP, nuk mbulohen dhe as nuk justifikohen me burime të ligjshme, që në total ka vlerën 22.656.000 lekë./Hashtag