Elton Bano: Ne do të jemi fitues në Lushnje, askush nuk na ndalon ne të fitojmë!

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë” për Bashkinë e Lushnjes, Elton Bano, në një intervistë në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, ka komentuar zgjedhjet e 6 marsit.

Bano thekson se, “Shtëpia e Lirisë” do të fitojë Lushnjen, duke shtuar se do të ndryshohet pamja e qytetit.

“Ne do të jemi fitues në Lushnjë. Qëndrimi i zotit Korreshi për mua ka qenë korrekt. Të gjithë demokratët duhet që të ishin bashkë. Por, kjo gjë ndoshta tejkalon kompetencat e z Korreshi.

Ne jemi me kontakte me të gjithë spektrin politik, që kërkon ndryshimin e gjendjes në të cilën gjendet Lushnja. Koha është shumë e kufizuar. Secili ka pjesën e vet të votave, por askush nuk na ndalon të fitojmë, ne do fitojmë”, deklaroi Bano.

About Redaksia

Check Also

“Rrihte Anetën, shkonte me hematoma në punë, në spital e shtroi Kristaqi…”, dëshmia

I ftuar në emisonin Çim Peka Live, në Syri TV, kryetari i Kuvendit Kombëtar të …

Leave a Reply