Noka me protestuesit: Projekt i përbashkët Brava-Rama! Për këtë qeveri ka vetëm një parim, të vjedhim, të plaçkisim  

Deputetët e Komisionit të Rithemelimit të PD i janë bashkuar protestës së banorëve të 5 Majit, Laprakës, Paskuqanit dhe Astirit që po protestojnë përpara Kuvendit të Shqipëri për të kërkuar kompensim për banesat që do të shemben.

Flamur Noka ngriti dyshime të forta që edhe Bashkia e Kamzës po ndjek rrugën e Bashkisë së Tiranës në abuzime, sepse projekti i zhvillimit është ndryshuar:

“Këtu duhet të ishte Elisa të jepte llogari pse u devijua projekti. Se në Paskuqan projekti ka qenë të kalonte buzë lumit të Tiranës, në të dy anët e lumit dhe sigurisht që nuk cenonte banorët. U spostua për një aferë korruptive siç ishte ajo e 5 Majit. Mbase me siguri ndonjë Kapllan – pallat do të ndërtohet edhe në Paskuqan, një projekt i përbashkët Brava – Rama korruptiv”.

“Që nga dita e parë që ka nisur projekti korruptiv kriminal i bashkisë dhe qeverisë,- theksoi Noka, – i ka tejkaluar edhe kufijtë e bashkisë së Tiranës dhe është futur edhe në bashkinë e Kamzës. Këta banorë kanë pritur një reagim qeveritar që dikush të kujtohet për hallet, t’u japë rrugë problemeve në bazë të ligjeve, por deri më tani siç e shikoni kanë parë vetëm heshtje kriminale nga pushteti I horrave.

Sot është shtuar numri i banorëve të Tiranës që hidhen në rrugë të madhe pa mëshirë. Që nga 2013-a që kur erdhi ky pushtet e deri më sot, në çdo projekt ka pasur dy shtylla: korrupsioni dhe babëzia qeveritare dhe e dyta, pashpirtësia e tyre ndaj qytetarëve të Tiranës që i kanë votuar. Këta kërkojnë atë që kërkon çdo qytetar në botën e lirë. Të zhvillohen projektet për t’i dhënë fytyrë Tiranës, por asnjë prej tyre nuk është i paligjshëm në tokën e tij, në shtëpinë e tij. Çdokush prej tyre ka sakrifikuar jetën për atë banesë. Nuk ka vend në Europë dhe nuk besoj se as në botë ku pashpirtësia qeveritare t’i hedhë në rrugë mijëra banorë.

“Iu kemi dhënë bonus”, thonë. Po ka një gjë më qesharake kur me atë ata as nuk marrin dot një dhomë me qera, jo shtëpi!

“Do të shikojmë për t’iu rimbursuar”, thonë. Po a ka gjë më qesharake se me atë vlerë ata nuk blejnë dot asnjë banjë!

Çfarë tregoi kjo? Që për këtë qeveri ka vetëm një parim, të vjedhim, të plaçkisim, babëzi.

U kanë ardhur u kanë kërkuar votën. Këtu duhet të ishte Elisa të jepte llogari pse u devijua projekti. Se në Paskuqan projekti ka qenë të kalonte buzë lumit të Tiranës, në të dy anët e lumit dhe sigurisht që nuk cenonte banorët. U spostua për një aferë korruptive siç ishte ajo e 5 Majit. Mbase me siguri ndonjë Kapllan – pallat do të ndërtohet edhe në Paskuqan, një projekt i përbashkët Brava – Rama korruptiv, në kurriz të këtyre hallexhinjve që pas 25 Prillit, shkelmin në fyt dhe hidhi në lumin e Tiranës!.

Kjo është fytyra e kësaj qeverie. Ndaj ne do të bëjmë gjithçka për të ndërmarrë një nisëm ligjore. Nuk mund të ketë parim që unë të vjedh e të urbanizoj në kurriz të qytetarëve të vendit tënd. Ndaj ne jemi këtu për t’u thënë banorëve që do të jemi në krah të tyre!”, garantoi Flamur Noka.

About Redaksia

Check Also

Budina: Rama-Veliaj nuk ikin vetë, t’i tërheqim zvarrë! Nesër është dita e sulmit kundër hajdutëve

Regjizori Edmond Budina në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar që zhvillohet në mbështetje të …

Leave a Reply