Berisha: Kjo është drama në Tiranë, ka në themel mashtrimin dhe vjedhjen

Ish-Kryeministri Berisha mbështeti protestën e banorëve që do u prishen banesat në disa zona në Tiranë. Berisha tha se, kjo është një megavjedhje, ndërsa banorët po mashtrohen.

“Drama që po zhvillohet sot në Tiranë, me banorët ndaj të cilëve qeveria sillet si narkopushtuese, ka në bazë vjedhjen dhe mashtrimin. Dokumenti që u afrohet banorëve është mashtrim, ai nuk ofron marrëveshje.

Është thjesht akt-deklarimi para noterit, ndërkohë që një aktmarrëveshje kërkon firmën dhe noterizim. Kërkon firmën e titullarit Lal Plehut, zëvendësit ose personit të autorizuar me prokurë nga titullarët. E kam këtu në çantë atë pseudo-marrëveshje që iu serviret banorëve vetëm për t’i mashtruar.

Pseudomarrëveshja që u servilet banorëve ka për qëllim vetëm mashtrimin e tyre. Një territor u jepet disa kompanive për t’i zhvilluar. Këtu protestohet sepse këtu është dora e zezë e vjedhjes së qeverisë. Këtu nuk lejohet që atë që duhet t’u jepet banorëve, në përqindje të madhe e përvetëson qeveria dhe bashkia dhe zhvilluesve nuk u mbetet fitimi i nevojshëm.

Megjithëse kanë rritur katet nga 7 në 35, kjo sërish nuk i lejon qeveritarët të bëjnë marrëveshje me banorët, por i mashtron ata duke u kërkuar një vetëdeklarim të noterizuar. Pra, kjo që po ndodh është një akt i mirëfilltë çnjerëzor, një dhunim flagrant i lirive dhe të drejtave. Mashtrimi i tyre dhe një megavjedhje me kulla 30-katëse që ndërtohen në trojet e tyre.

Në Shqipëri dhe në mbarë botën, ekziston ligji për posedimin e pronës. Pas një afati të caktuar, ai gëzon të gjithë të drejtat e pronarit.

Unë u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës që të solidarizohen me protestuesit, pasi ajo që u ndodh atyre, do u ndodhë të gjithëve shtëpi për shtëpi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply