Rama tallet me banorët që po u shemben shtëpitë: U është dhënë më shumë seç u takon…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me cinizëm dhe tallje ndaj banorëve që u janë shembur dhe po u shemben banesat që preken nga procesi i rindërtimit.

Rama ka replikuar me një qytetar në rrjetet sociale ku shkruan se banorëve te 5 Maji u është dhënë haku që u takon dhe madje disave prej tyre edhe më shumë se kaq.

Rama thekson se duhet durim dhe besim sepse ashtu si po ndodh me ata që po përfitojnë nga rindërtimi do të ndodhë edhe me pjesën tjetër.

“Ndërsa une besoj se tek 5 maji të gjithëve u është haku që u takon dhe disave madje edhe më shumë se sa u takon, prandaj tani duhet vetëm durim dhe besim.

Sepse njësoj siç po ndodh me të tërë ata që po përfitojnë nga Rindërtimi, do ndodhë edhe me ju atje, ndërsa atë pjesën e votimit mos e thuaj të pakten, jo për mua, po për tërë ata që u vrane, u burgosen, u privuan nga e drejta e votës”, shkruan Rama.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne jemi misionarë, beteja të mëdha na presin!

Duke folur nga selia e Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, sot u faktua …

Leave a Reply

Your email address will not be published.