Berisha denoncon letrën kërcënuese ndaj Shqipërisë: Argati i Beogradit hesht përpara shantazhit rus ndaj Ukrainës

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi në Parlament letrën kërcënuese ndaj Shqipërisë dhe heshtjen e argatit të Beogradit ndaj shantazhit të Rusisë kundër Ukraines, NATO-s, BE dhe SHBA. Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se, Edi Rama, të cilin e quajti ‘argati i Beogradit’ po hesht përpara ‘shantazhit primitiv rus ndaj Ukrainës’.

Berisha tha më tej se ambasada ruse në Tiranë ka kërcënura parlamentin dhe qeverinë. Sipas tij, nuk duhet të heshtim, por duhet solidarizim me Ukrainën.

“Sot, Rusia tejkalon si forcë e të keqes çdo forcë në kërcënim që ka njohur historia. Kërcënon të përdorë armët bërthamore dhe fuqinë e saj kundër vendeve të lira. Të pushtojë një vend fqinj, bazuar në doktrinën e sovranitetit të kufizuar të Brezhnjevit.

Vendi i vetëm që ka heshtur ndaj këtiju shantazhi të pashembullt është një vend anëtar i NATO-s, por edhe një vend që ka një qeveri të drejtuar nga një argat i Beogradit, vasal i Vuçiçit.

Parlamenti duhet të miratojë me urgjencë një rezolutë ku të shprehë solidaritetin e plotë me Ukrianën.

Qeveria dhe parlamenti është shantazhuar nga ambasada ruse me një letër kërcënuese. Nuk duhet të heshtim pasi është kërcënuar vendi. Kërcënimi është ndaj Shqipërisë.

Të shprehim solidaritetin tonë të plotë me Ukrainën, me SHBA, me NATO-n. Nuk ka ndodhur kurrë në histori kjo. Ju bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë. Çfarë duhet të presim ne?

Edi Rama nuk ka interesa të tjera përveç interesave kriminale. Ai nuk ka interesa kombëtare. Çfarë të drejtë ka ambasada ruse të dërgojë letër ultimative ndaj Shqipërisë? Në cilën marrëveshje ndërkombëtare e gjen këtë? Apo të butonat bërthamorë? E keqja më e madhe sot është kërcënimi i Rusisë së Putinit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Ai ka kapacitet të përballet vetë”, Rama shet vëlla Olsin?

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe akuzat e bëra ndaj reportazhit të RAI 3 ndaj …

Leave a Reply