KQZ regjistron koalicionin “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka regjistruar koalicionin “Shtëpia e lirisë” për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

LSI ka depozituar në KQZ kërkesën për tu regjistruar si koalicion në zgjehdjet e 6 marsit. Kërkesa është bërë më 31.01.2022 dhe pjesë e koalicionit është Komisioni i Rithemelimit, LSI dhe PDK e Nard Ndokës. Koalicioni është quajtur “Shtëpia e Lirisë”.

PD kërkoi që kjo kërkesë të rrëzohet nga kryemonisineri Celibashi pasi nuk është në perputhje me ligjin.

KQZ vendosi këtë të Premte të rrëzojë kërkesën e PD dhe të regjistrojë koalicionin.

“Pretendimi i përfaqësuesit të PD nuk ishte alogjik, pro nuk ka bazë ligjore. Jemi duke shqyrtuar një kërkesë nga LSI të interesit të tyre për të pasur një koalicion zgjedhor në këto zgjedhje. Ndaj vlerësoj që kërkesa e subjektit të LSI e shqyrtuar sot për të regjistruar një koalicion një subjekt zgjedhor, në vlerësim tim ka legjitimitetin e plotë. Vendos të regjistroj kërkesën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, tha gjatë mbledhjes Kryekomisioneri Ilirian Celibashi.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply