Tranzicioni sipas Lulit dhe Gridës

Enver Bytyçi

Më parë Luli e më pas Grida po na reklamohen si njerëzit që “do t’i japin fund tranzicionit në Shqipëri”!

Fjala tranzicion është një nocion me të cilin në Europën Lindore post komuniste asocohet kalimi nga diktatura në demokraci. Në thelbin e këtij nocioni qëndron realizimi i një demokracie funksionale dhe liberale. Një lloj e këtillë demokracie kërkon minimumi ligje e praktikë drejtimi të shtetit të së drejtës, si dhe kontrollin e sovranit.

Megjithatë Luli dhe Grida po përpiqen që nocionin tranzicion në Shqipëri ta asocojnë me gjeneratat dhe brezat, pra me moshën e politikanëve. Meqenëse ata të dy e konsiderojnë veten të rinj mendojnë që këtë avantazh ta shesin si aftësi të kapërcimit të tranzicionit. D.m.th këta hiqen sikur janë demokratët e mëdhenj që bëjnë demokraci në këtë vend për shkak të moshës që kanë, por jo për shkak të ideve dhe praktikave që prodhojnë.

Por njerëzit nuk janë drunj, nuk janë as brava, nuk janë gjithashtu blinde! Njerëzit gjykojnë në prova. Demokratët dhe shqiptarët e dijnë sa herë është betuar Lulzim Basha për një “Republikë të Re” dhe se çfarë republike bravash, blindesh e bandash instaloi në godinën e Partisë Demokratike. Qytetarët shqiptarë janë lodhur me mashtrimet e “të rinjve” Brava dhe Çelësi dhe e dinë se pa demokraci në parti nuk ka demokraci në shoqërinë shqiptare! Minimumi i kërkesës për demokraci është t’i nënshtrohesh votës! Luli, Lulja, Edi dhe Eri i ikin votës lepuri shqiponjës.

Kjo do të thotë se tranzicioni në Shqipëri kapërcehet me pjesmarrjen në vendimmarrje të sovranit. Sovranin në vendimmarrje e pranon Berisha 77 vjeç, por nuk e pranojnë Luli dhe Lulka në moshën mbi 30 vjet më të rinj sesa Berisha! Fatkeqësisht tranzicioni në gojën e mashtruesve është përsëritje e gënjeshtrave pa fund që na dëgjojnë veshët në këto kohë të trazuara!

About Redaksia

Check Also

Rama para pensionistëve si hajdut xhepash!

Nga Petrit VASILI Brutal dhe vulgar, i paaftë dhe i paditur, grabitqar dhe plaçkitës si …

Leave a Reply