KLSH zbulon skandalin e koncensioneve në Shëndetësi: 10.5 milionë euro për shërbime të pakryera

Koncensionet e shëndetësisë kanë gërryer paratë publike duke përfituar 10.5 milion euro për shërbime të pakryera.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se këto kompani faturojnë shërbime që nuk i kryejnë.

Nga SYRI TV

Kontrollit të Lartë të Shtetit ka marrë në analizë tre koncesione të shëndetësisë përsa i takon pagesave që janë bërë ndaj tyre nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ky raport ka konkluduar se janë miliona euro që kanë humbur përgjatë këtyre viteve me shërbime që kompanitë nuk i japin por i faturojnë, madje disa sipas KLSH janë paguar edhe dy herë teksa shërbimi është ofruar në spitalet publikë më mjetet e tyre ende pa nisur koncesioni por faturat i janë paguar koncesionarit.

Sipas KLSH, vetëm nga koncesioni i check up janë rreth 930 milionë lekë për shërbime të pakryera deri në vitin 2018, ndërsa për koncesionin e hemodializës shuma arrin në 352 milionë lekë për periudhën 2016-2020. Në total janë rreth 1.3 miliardë lekë, ose 10.5 milionë euro. Për check up, fondi ka paguar numrin e rasteve sipas projeksioni.

Nga 475,000 raste, këtë vit janë paguar shërbime të pakryera për 2,840 raste, në vlerën 5,238 mijë lekë. Për koncesionin e hemodializës në 5 rajone të vendit, audituesit kanë konstatuar se janë bërë pagesa për fatura kur ende nuk kishte nisur dhënia e shërbimit dhe kjo për një periudhë të konsiderueshme.

Në total, efekti i financimit të shërbimit të pakryer vlerësohet në shumën 352,334,350 lekë.  Koncesionari ka marrë përmes përmbarimit edhe një shumë 115 milionë lekë e cila lidhet me mosmarrëveshjen që ka koncesioni me autoritetin kontraktor dhe që lidhet me datën e fillimit të shërbimit.

Një tjetër koncesion është ai i ‘Shërbimit të Integruar të Furnizimit të Setit të Personalizuar të Instrumenteve Kirurgjikale Sterile dhe Furnizim me Materiale Mjekësore Sterile’.

KLSH ka rekomanduar rishikim të kontratës koncesionare mënyrë që të ri formatohen grupet e kompleksiteteve sipas llojit të ndërhyrjes, të ri formatohen pajisjet e domosdoshme për çdo lloj diagnoze dhe ndërhyrje, si dhe të strukturohet qartë çmimi për çdo paketë, duke eliminuar kostot që mbulohen nga strukturat spitalore.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nderim Xherdan Shaqirit! Vuçiç dhe vasali i tij Rama në zi!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka përshëndetur dy futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqiri për golin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.