“Shtëpia e Lirisë” gati të nisë betejën për fitoren e zgjedhjeve më 6 mars

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka regjistruar koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistron koalicionin e partive LSI dhe PDK nën logon ‘Shtëpia e Lirisë’ në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Celibashi tha se partia udhëheqëse është LSI dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Lëvizja Socialiste për Integrim i dërgoi më 1 shkurt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e koalicionit të ri ‘Shtëpia e Lirisë’, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme zgjedhore të 6 marsit në 6 bashki të vendit.

Sipas dokumentit, koalicioni përbëhej nga PD-Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit, LSI dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës.

Ish-kryeministri Sali Berisha kur prezantoi më 31 janar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme, njoftoi edhe koalicionin me disa parti, pasi sipas tij Rama ka konfiskuar logon e PD-së.

About Redaksia

Check Also

Boçi: Vjedhjet kanë emra dhe shifra! Ka 13 vite që i ka marrë peng tokën dhe shqiptarët!

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi në fjalën e tij para protestuesve të mbledhur, lëshoi akuza …

Leave a Reply